Flet Dr. Agim Karaj: Suksesi në operacionet e karcinomave në fytyrë, shpëtim dhe rilindje për jetën e pacientëve. Klinika “Amavita”, renditet mes më profesionaleve në botë

3435
Sigal

Suksesi i Spitalit “Amavita” qëndron tek mjeku duarartë Agim Karaj që ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish

Intervistë ekskluzive me Agim Karaj, kirurg në Klinikën “Amavita”

Intervistoi: Kastriot Caka

Agim Karaj, punon mjek kirurg dhe shef i kirurgjisë në spitalin Ama Vita nga viti 2015- 2018 e në vazhdim. Në vitet e mëparshme ka punuar në spitalin Universitar “Nënë Tereza” si kirurg onkolog dhe shef kirurgjie. Është specializuar në Institutin Goustov Roussi, Paris, për kirurgjinë e kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit si dhe për kirurgjinë onkoplastike. Zotëron gjuhën angleze, frënge dhe trajnuar dhjetëra herë jashtë shtetit. Ka realizuar operacionet më të specializuara në Shqipëri për trajtimin e kancerit të lëkurës dhe kancerit të nishaneve ( melanomës). Ka referuar shumë tema në Institutin Evropian të onkologjisë si në Milano mbi teknikat e reja në Onkoplastikën e gjirit si dhe për tema të tjera shumë interesante për problemet e shëndetit të njerëzve.

Pyetje: Doktor, ju ditët e fundit kini bërë një operacion të llojit të veçantë me diagnozën Kancer, mund të na thoni si përfundoi operacioni dhe si është gjendja shëndetësore e të sëmurit?

Agim Karaj : Operacioni është i llojit të veçantë me karcinomë të fytyrës, të hundës dhe palpebrave të poshtme. Pacienti ishte i zhytur në qelb dhe me erë të keqe, ishte një kosovar që i ishte refuzuar interventi për vështirësitë e tij, pra nuk ishte pranuar të merrej përsipër nga mjekët. Në konsultë me spitalin Amavita duke menduar që ky lloj kanceri nuk jep metastaza u vendos të ndërhyhet. Ekipi do drejtohej nga unë gjë që u realizua me sukses ndërhyrja e parë, duke hequr plotësisht kancerin nga fytyra, nga hunda, si dhe duke hequr palpebrat e poshtme dhe u vu në mjekim intensiv për 1 muaj. Mbasi plagët ishin të pastra u bë plastika e parë u mjekua dhe për një muaj tjetër. Tani pacienti nuk ka përsëritje të kancerit dhe ndihet shumë mirë.

Ku klasifikohet ky lloj operacioni dhe i çfarë rëndësie është?

Ky është një nga operacionet e rralla të Onkoplastikës, i cili duhet tentuar në raste të tilla për t’i shpëtuar jetën të sëmurit dhe për t’i hequr vuajtjet e tij. Pacienti është mbajtur pothuajse për humanizëm në spitalin tonë meqë është dhe pa fëmijë, pa ndonjë mbështetje. Përves trajtimit spitalor kemi mbajtur me ushqim dhe ndihmë edhe të afërmit e pacientit

Nga përvoja si kirurg, këto operacione janë bërë në klinikat ndërkombëtare, mos kish ardhur koha për ta thyer këtë “mit”, që sot të bëhen në spitalet tona? Mos vallë është guxim i tepruar nga ju?!

Këto sëmundje janë trajtuar jashtë shtetit, si në Turqi apo ndonjë vend tjetër dhe me çmime shumë të larta, por dhe jashtë shtetit nuk bëhen kudo. Unë iu futa kësaj pune, se ne jemi onkologë të vjetër dhe të specializuar për këto lloj sëmundjesh. Nga eksperienca dimë se çfarë metastaza kanë dhe këtë gjë e shohim me shumë kujdes dhe profesionalizëm. I sëmuri erdhi me dhimbje të forta, me buhavitje në fytyrë dhe hundë. Ne e morëm përsipër këtë operacion dhe ia dolëm me sukses.

Kini pasur raste të tjera të këtij lloji?

Kemi pasur raste të kokës dhe të qafës, por rasti që sapo kaluam është i rrallë në botë. Njerëzit që nuk gjejnë zgjidhje për këto lloj tumoresh mund të vijnë të marrin një opinion të dytë nga mjekët e Spitalit Amavita . Kemi pasur dhe një rast tjetër me një paciente nga Zvicra me diagnozën TRAM, kanceri i gjirit. Operacioni edhe në këtë rast u realizua me sukses . Pacientja pati një hemorragji të madhe nga gjiri që u konstatua një tumor i madh që përfshinte komplet gjirin e djathtë. U bë heqja radikale e gjirit në urgjencë dhe pastrim i sqetullës. Defekti i krijuar ishte shumë i madh, u mor pjesa e poshtme e barkut me të dy muskujt e drejtë të barkut që të mund të mbulohej defekti i krijuar. Muri i barkut forcohet me një rrjet poleni . Operacioni zgjati 7 orë e gjysmë me sukses të plotë. Pacientja doli nga spitali shumë e kënaqur dhe ky është rasti i parë në Shqipëri me këtë lloj operacioni. Në spitalin Anavita realizohen operacionet më moderne dhe bashkëkohore në tumoret e gjirit.

Faleminderit!

Muhamet Gashi, pacienti nga Kosova që u operua shprehet:

“ Kam rilindur, kam ardhur edhe një herë në jetë dhe këtë jetë të dytë ma ka dhuruar doktori i nderuar Agim Karaj. Për mua ai është perëndi dhe jo vetëm mjek, gjithë jetën do ta falënderoj. U them të gjithëve atyre që kanë shqetësime të tilla si unë të vijnë tek doktor Agimi, njeriu që i ka duart e arta, ai të shëron edhe me fjalën e ëmbël , të jep kurajë dhe të bën njeri. Falënderoj edhe shëndetësinë e Kosovës që sponsorizoi shpenzimet e mia të operacionit.”