Fituesit e Lotarisë Amerikane, udhëzim i ri për dokumentet

591
Sigal

Fituesit e Lotarisë duhet të kenë akses në e-mail për të dërguar dokumentet në ambasadë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë fitues të Lotarisë Amerikane 2020. Një nga procedurat e rëndësishme të Lotarisë është përgatitja e një sërë dokumentesh që kërkohen nga shteti amerikan për marrjen e vizës emigruese, pasi jo të gjithë të përzgjedhurit e fazës së parë selektuese avancojnë deri në fazën e intervistës. Në njoftimin e fundit të ambasadës udhëzohen të gjithë qytetarët që janë përzgjedhur fitues të Lotarisë që të kenë akses në emailin e tyre, pasi nëpërmjet tij duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar. Ambasada thotë se do t’ju kërkohet nga KCC dokumentacioni që do dërgohet vetëm me email. “Jeni përzgjedhur për Lotarinë DV2020? Ju duhet të keni akses në emailin tuaj. KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email kopje të dokumenteve tuaja”, – sqaron Ambasada Amerikane.