Firmat greke mashtrojnë belshakët për lekët e duhaneve

    377
    Mbi 1300 fermerë duhanesh në Belësh kanë mbi 6 muaj pa marrë paratë e prodhimit të shitur një firme greke e cila duket se i ka mashtruar dhe nuk ka gjasa të rikthehet apo ti nisë me rrugë bankare lekët që u takojnë. Çdo ditë grumbullohen tek zyrat e filialit të fermerët e mashtruar, me shpresën se ndoshta kjo firmë do tu nisë paratë. Gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë, dhe paratë nga shitja e duhanit janë e vetmja shpresë për mbijetesën e familjeve. Zona e Dumresë mbetet zona që ka marrë në 24 vitet e tranzicionit investime me pikatore, për të mos thënë zero, nga të gjitha qeveritë. Mbjellja, kultivimi dhe shitja e duhanit, që llogaritet me mijëra ton, mbetet rruga e vetme e tyre për të siguruar bukën e familjeve. Kryetari i Bashkisë Belësh, Asqeri Kuqja tha dje për “Telegraf” se “situata prej muajsh mbetet skandaloze, rreth 1300 fermerë të kësaj zone që mbahen me prodhimin e duhaneve, u kanë shitur një firme greke, gjithë sasinë dhe tani nuk marrin paratë, po mashtrohen ashtu si gjithmonë, mblidhen tek filiali bankës këtu dhe pyesin dhe presin me shpresën se firma do tu nisë lekët e premtuara”. Kryetari Bashkisë z. Kuqja tha se ‘fermerët kanë lidhur qysh në datën 18.02.2015 mes tyre dhe firmës “Mika- Korça” me adresë tek unaza e qytetit të Korçës, një kontratë me nr 1378, dhe pagesa ishte parashikuar sipas nenit 3 të saj që “pagesa e duhaneve të blera do të bëhej fiks 60 ditë pas këtij proçesi, por ende firma nuk e ka kryer pagesën, duke krijuar vështirësi të mëdha financiare për 1300 fermerët e Grekanit, Rrasës dhe Kajanit”. Madje firma “Mika-Korça” u ka premtuar fermerëve se “sapo ju të hapni një numër llogarie tek Raiffeisen ne do tju nisim paratë”, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Një tjetër problem mbetet edhe çmimi duhaneve të blera nga firma greke tek fermerët e zonës së Dumresë. Nga 350 lekë të reja që blihej deri vjet, këtë vit ky çmim ka vajtur në 150 lekë të reja, një humbje e madhe për fermerët. Z.Petrit Paja Kryetari shoqatës së Fermerëve të Dumresë tha dje për “Telegraf” se “firma ka patur dhe pa mjaft probleme me ne, refuzon bashkëpunimin, vonon prej 4 muajsh pagesat e fermerëve, ka shkelur nenet e kontratës, dhe e ka nisur mbrapsht aktivitetin bujqesor me ne”. Sipas z. Paja “vitin e kaluar firma mblodhi mbi 2 mijë ton duhane nga ne dhe akoma ka mangësi me pagesat, tjetër çmim reklamohet në kontratë, dhe tjetër reklamohet në momentin e blerjes nga ne, nuk zbatohet legjislacioni shqiptar, sidomos standardi i vlerësimit shtetëror, firma “Mika-Korça” punon me 4 lloje lista çmimesh, jashtë standardit shqiptar, ka probleme me mënyrën e organizimit të punës, të furnizimit me material të fermerëve sipas detyrimeve që ka, dhe ka ushqyer në vite tregun e zi, të tregëtarëve në kurriz të prodhuesve të duhaneve.Është vërejtur gjatë gjithë kohës, se ka patur abuzime me bazën materiale që u shpërndan fermerëve, kjo ka qenë edhe si bazë që ka ushqyer tregëtarët abuzivë. Akoma ka fermerë qysh nga viti 2005, që nuk kanë marrë paratë nga firma, të mbajtura padrejtësisht nga firma “Mika-Korça”, për efekt të gabimeve dhe shkeljeve të firmës. Është kërkuar nga shoqata e fermerëve “Dumreja” rishikimi dhe ribërja e ligjit për duhanet, sepse ligji aktual është i vitit 2010, dhe nuk është aspak funksional. Në ligjin aktual nuk janë parashikuar qartë të drejtat e prodhuesit, jemi në vitin 2015 dhe stadi fermerit shqiptar duhet barazuar me atë të fermerëve të rajonit”. Duke ngritur shqetësimet e tyre lidhur me problemin tashmë kronik të shitjeve dhe parave nga kjo shitje, fermerët e Dumresë, i bëjnë thirrje shtetit, të kujtohet dhe të shkundet, pasi zona e tyre ka mjaft problemeve të shumta sociale, por më e rënda është mungesa e vendeve të punës, familjeve që jetojnë në mizerabilitet
    Sigal