Financat/ Nis shpërndarja e këstit të 1-të për të përndjekurit

587
Sigal

Ministria e Financave jep 55 milionë lekë për ish-të dënuarit politikë të kategorisë parësore

Nis shpërndarja e këstit të 11-të për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë, ja kush përfiton

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e njëmbëdhjetë të shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist për subjektet përfituese të kategorisë parësore. Ministrja Anila Denaj ka firmosur urdhrin përkatës për çeljen e këtij kësti, përkatësisht Urdhrin nr. 217, datë 10.6.2019, me anë të të cilit ngarkohet Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, për zbatimin e tij. Urdhri është firmosur në përfundim të likuidimit të këstit të 10-të për 75 subjekte përfituese të kategorisë parësore, nga 84 subjekte të përllogaritur në total. Përfituesit e kategorisë parësore, të cilët presin t’ju disbursohet ky këst, përllogariten të jenë 70 në total, 20 prej të cilëve i likuidohet e plotë vlera e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këstin e 11-të. Fondi në dispozicion, i cili do të përdoret për likuidimin e këtij kësti, kap vlerën prej 55.216.887 lekë, ose e thënë ndryshe 15% e fondit total të miratuar të mbetur në dispozicion për këtë vit, i cili do të përdoret për likujdimin e këstit të 11-të.