Festivali i ushqimit Kinez të provincës Sichuan vjen në Shqipëri

241

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës organizon festivalin e ushqimit të Provincës Sichuan në Shqipëri. Ky event organizohet nën përkujdesjen e Ambasadorit kinez në Shqipëri Zhou Ding dhe ka si synim promovimin e ushqimit me prejardhje kineze në vendin tonë. Gjatë këtij festivali do të ekspozohen gatime tradicionale të Provincës Sichuan, të shoqëruar nga Opera e Sichuan-it. Festivali zhvillohet, më datën 26 prill 2019, tek ambientet e Ambasadës së Kinës në Tiranë, nga ora 18:30 deri në orën 20:00.