Në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” i cili prej mbi 20 vjet drejtohet me kompetencë profesionale nga shkrimtari, dramaturgu dhe gazetari i mirënjohur z. Bashkim Hoxha ditët e fundit shikuesit bënë katër pyetje për problemet e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.

Pyetja e parë

Dje, një minator i nëntokës nga Bulqiza tha: Në vitin 1995, dola në pension me 60% të pagës, pyes, kur dal në pension të plotë ?

Përgjigje

Mbështetur në nenin 97 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, minatorët që kishin punuar në miniera në nëntokë me dëshirën e tyre kërkuar me shkrim dhe depozituar në  dosjen e tij të pensionit në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore në Peshkopi, kanë përfituar pension të parakohshëm me 60% të pagës pavarësisht nga mosha kur kishin punuar gjithsej 21 vjet punë të siguruara nga mosha 16 vjeç, përfshi dhe periudhën që kishin qenë ushtar apo janë paguar me asistencë dhe nga këto 10 vjet e 6 muaj në miniera në nëntokë. Ky ligj në atë kohë u miratua nga Kuvendi I Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë financiare minatorëve të nëntokës për shkak të mbylljes të disa minierave të nëntokës. I interesuari nga dita që ka dalë në pension të parakohshëm në vitin 1995 e në vazhdim , sa herë janë shtuar pensionet përfshi dhe rritjen me 2,8% që u bë me vendimin e Qeverisë nr.348, datë 12.6.2018, me datë fillimi nga 1 korriku i këtij viti dhe shpërblimin e vitit të ri e kanë përfituar edhe minatorët që kanë marrë pension me 60% të pagës deri në fund të vitit 1995. Minatorët e nëntokës që në vitin 1995, kanë dalë në pension me 60% të pagës kanë qenë 39 vjeç (prandaj u ka leverdis të dalin në pension me 60% të pagës) dhe këtë vit deri më 31.12.2018, dalin në pension të plotë ditën që plotësojnë moshën 62 vjeç e 6 muaj, duke paraqitur në agjencinë e sigurimeve shoqërore në Bulqizë vetëm librezën e pensionit, fotokopjen e kartës së identitetit dhe një kërkesë që merret e gatshme në agjencinë e sigurimeve shoqërore. Ligji i mësipërm ka rënë nga fuqia në fund të vitit 1995.

– Ndërsa minatorët e nëntokës të cilët nuk kanë dalë në pension në vitin 1995 me 60% të pagës, bazuar në nenin 3 të ligjin nr.150/2014, botuar në fletoren zyrtare 182, dalin në pension të plotë në moshën 55 vjeç, kur kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë përfshi dhe kohën që kanë qenë ushtar apo në asistencë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj në procese pune në miniera, në nëntokë, me përjashtim të ish-punonjësve të nëntokës që kanë përfituar trajtim të veçantë financiar sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, të cilët përfitojnë pension të plotë në moshën 55 vjeç kur kanë 30 vjet e më shumë periudhë sigurimi përfshi dhe periudhën që kanë qenë ushtar apo kanë marrë asistencë dhe nga këto jo më pak se 11 vjet e 6 muaj kanë punuar në procese pune në nëntokë. Sqarime më të hollësishme i interesuari mund të marrë duke paraqitur librezën e pensionit dhe kartën e identitetit në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore në Peshkopi ku është dosja e tij e pensionit. Pra aktualisht minatorët e nëntokës që plotësojnë kushtet e mësipërme dalin në pension të plotë 55 vjeç, ndërsa në vitin 1995 minatori i interesuar ka dalë në pension në vitin 1995, me 60% në moshën 39 vjeç ose 16 vjet përpara, para moshës së minatorëve që dalin aktualisht në pension të plotë (55 vjeç – 39 vjeç). Përshëndes të interesuarin për pyetjen e tij në emisionin shumë të ndjekur të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” dhe drejtuesin e mirënjohur z. Bashkim Hoxha për përgjigjen korrekte që i dha në televizor.

Pyetja e dytë

Një shikuese nga Lapraka e Tiranës tha: Së shpejti plotësoj moshën e pensionit 60 vjeçe e 8 muaj dhe gjithsej kam 32 vjet punë të siguruara nga të cilat 15 vjet në sektor shtetëror dhe privat dhe 17 vjet kam bërë vetsigurime në bujqësi pa pasur tokë. Sigurimet shoqërore këto 17 vjet punë të siguruara si fermerë nuk i njohin. Pyes, a është i ligjshëm ky veprim?

(për më tepër lexoni gazetën “Telegraf”)