Fadil Kepi: Ja procedurat për përfitimin e pensionit të posaçëm familjar të “Dëshmorëve të Atdheut”

    356
    Pyetje
    Shkrimtarja e mirënjohur Adelina Balashi, Z. Shaqir Rexhvelaj në Tiranë dhe një punonjës i Zyrës Arsimore në Mirditë pyesin: A përfitojnë pension suplementar mësuesit me tituj “Mjeshtër i Madh”, “Mësues i Popullit”, “Mësues i Merituar”, apo ata që kanë arritur rezultate të dallueshme në punë apo kanë grada shkencore?
    Përgjigje
    Shkrimtaret, mësuesit dhe punonjësit me titujt “Nder i Kombit”, “Mjeshtër i Madh”, “Mësues i Popullit”, “Mësues i Merituar” nuk përfitojnë pension suplementar. Punonjësit e Universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjithë institucioneve të tjera kërkimore publike”, me grada shkencore “Profesor”, “Profesor i Asociuar”, “Drejtues e mjeshtër Kërkimesh”, kur plotësojnë moshën e pensionit të pleqërisë marrin edhe pension suplementar: Profesorët dhe drejtuesit e kërkimeve marrin 1,3% të pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit, ndërsa “Profesorët e Asociuar” e “Mjeshtrat e Kërkimeve” 1,1% të pagës së mësipërme për çdo periudhë njëvjeçare që kanë punuar me këtë titull.


    ër më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal