Evdal Nuri: Arsyet, përse gratë jetojnë më shumë se burrat. Ja shifrat

1125
Sigal

burrat vdesin “. U vlerësova nga burrat duke më dhënë shumë shembuj, por më bënë “rezil” gratë! “Akuzat”, nga më të ndryshmet. Ti mbron burrat se je vet burrë! Ku di ti ç’janë punët e grave ? Duket se punët t’i bënë gruaja. Ju s’keni sy të shikoni sa lodhemi ne në shtëpi, në punë me fëmijët e kudo e tjerë! Por s’i është e vërteta?

Është e provuar biologjikisht, që gratë jetojnë më tepër

Në përgjithësi femrat jetojnë gjashtë deri në tetë vjet më tepër se meshkujt. Vajzat janë më të forta derisa janë në barkun e nënës. Djemtë zhvillohen më me ngadalë se sa vajzat, që do të thotë se ata kanë më shumë të ngjarë të vdesin nëse lindin para kohe për shkak të mos zhvillimit të mushkërive ose të trurit. Një mundësi tjetër më e ndërlikuar për jetëgjatësinë e femrave është se femrat kanë dy kromozome X, ndërkohë që meshkujt kanë një. Pra dhe ‘Zoti i mban me hatër femrat!’ Nënat janë më të dashura dhe për fëmijët. Vajza ime Mirela vazhdimisht i dërgon mesazhe t’ëmës: “Nëna është një bankë ku ne depozitojmë gjithë dhimbjet dhe shqetësimet tona”. “S’ka si Nëna ime”. Jam e pasur se kam Mamin më të mirë në Botë. “Vendi më i sigurt në Botë është zemra e Nënës.” Vendi më i sigurt në Botë është zemra e Nënës!” Motra ime Semihaja 83 vjeçe sa herë që i dhëmbë gjuri thotë: “oh mama,” edhe pse ajo ka 25 vjet që ka vdekur!

Sëmundjet e zemrës janë shkaqet kryesore të vdekjes tek burrat se sa tek gratë. Burrat preken më shumë dhe ka të ngjarë të vdesin në të tridhjetat dhe të dyzetat e tyre. Tek gratë mesatarisht zhvillohen sëmundjet e zemrës 10 vjet më vonë se tek meshkujt. Ato janë të mbrojtura prej tyre deri në menopauzë, pasi trupat e tyre deri atëherë prodhojnë shumë estrogjen, i cili i mban arteriet e forta dhe fleksibile. Femrat kanë marrëdhënie të mira shoqërore. Njerëzit me lidhje të forta sociale kanë 50 % më pak gjasa të vdesin para kohe se sa ata me pak kontakte sociale.. Femrat më tepër kujdesen për shëndetin e tyre, e kanë merak dhe për diçka të thjeshtë. Femrat, 24% më shumë vizitojnë mjekun, sipas disa agjencive përkatëse. Në fakt, një e katërta, 28 % e meshkujve nuk shkojnë për kontrolle të rregullta. Edhe më gjatë do të kishin jetuar femrat në Shqipëri nëse 2 në 10 femra s’do të pinin duhan.

Shembuj që femrat jetojnë më gjatë

Në Francë, raporti i jetëgjatësisë meshkuj- femra është 75 vjeç meshkujt, 83 femrat. Në Gjermani 74, me 81. Në Britani 75 me 80 vjeç. Vendi me jetëgjatësinë më të madhe të popullatës është Japonia, ku mesatarja për meshkuj është 76 vjet, ndërsa për femra 82. Në këtë vend kemi mbi 68.000 njerëz të moshës mbi 100 vjeç. Në botën e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri në 10 vite më shumë se sa meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 % janë femra! Në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite, sipas projeksioneve bazë të INSTAT.

Burrat jetojnë më pak?

Pse? Pyeta si burra dhe gra! Mendime nga më të ndryshmet më dhanë, shpesh kontradiktore. Shfletova shumë dhe arrita në këtë konkluzion. Thonë se kjo është për shkak të dietave, aktiviteteve fizike ose çështjeve gjenetike. Të tjerët arsyetojnë se janë hormonet mashkullore ato që shkurtojnë jetëgjatësinë. Hormonet seksuale, stili i jetës dhe punët më të rënda bëjnë që seksi i fortë të jetë edhe më vulnerabël ndaj sëmundjeve. Keni parë kudo nëpër botë punët më të rënda fizike i bëjnë burrat? Keni parë ndonjë grua minatore, mekanike, ndërtuese…? Jo! Normal që do rrojnë më gjatë. Dhe kur gatuajnë, s’rrinë pa ngrënë duke provuar gjellën e kur i pëlqejnë e “përgjysmojnë”, duke u ulur në tavolinë gjysmë të ngopura! Është interesant, që më tepër sheh gra pa burra, se sa burra pa gra! Jo s’e janë vetëm më të mëdhenj. Shumë diskutohet në ambientet familjare e shoqërore. Shumë mendime jepen dhe vetvetiu lind pyetja. Pse burrat jetojnë më pak? Për ato që trajtuam më lart, por dhe për këto! Stili i jetës. Meshkujt pinë më shumë duhan se femrat dhe kështu vdesin më shumë nga sëmundjet që janë të lidhur me pirjen e duhanit. Tek ne, 4 në 10 burra pinë duhan. Në aksidente meshkujt e pësojnë më tepër. Një pjesë tjetër ku shohim shkallë më të lartë vdekshmërie tek meshkujt është se ata vuajnë nga depresioni, sidomos tek meshkujt e vjetër. Shpesh femrat stresin e tyre ia kalojnë meshkujve, kurse ata e mbajnë duke dëmtuar më tepër veten. Nëse meshkujt tentojnë të vetëvriten, femrat ia dalin me sukses. Në përgjithësi, rreth 70 % e faktorëve që përcaktojnë jetëgjatësinë janë gjenetik e mjedisorë. Këtu ndikon sjellja dhe mënyra e jetesës. Ka gjasa që vetëm 30 % të përcaktohet nga gjenet. Dhe ky është lajm shumë i mirë. Ka tre gjëra që meshkujt i bëjnë më keq se femrat. Ato pinë më shumë duhan. Ato hanë me shumë ushqime që shkaktojnë rritjen e kolesterolit. Dhe e treta nuk ia dalin mbanë me stresin.

Në Shqipëri

Jetëgjatësia për burrat po i afrohej te 75 vjeç, kurse për femrat 80 vjeç. Po t’i referohesh të dhënave të OBSH-së jetëgjatësia e shqiptarëve nuk mund të konsiderohet si shumë e lartë. Treguesit shëndetësorë në Shqipëri janë shumë të ulët. Kështu, ne jemi ndër vendet e fundit në botë për numrin e mjekëve dhe infermierëve për frymë. Kemi shifra të larta në krahasim me rajonin për sa i përket kequshqyerjes së fëmijëve. 6.7 % e moshës deri në 5 vjeç janë nën peshë. Në fund, dilema mbetet! A jemi me të vërtetë të barabartë në këtë shoqëri? Kur aftësia dhe durimi i çdo personaliteti nuk duhet të varet nga gjinia, por nga personaliteti i gjithsecilit. Ndihma në çift dhe ankesat, varen nga shumë faktor e s’mund t’i ndajmë me thikë. Këtu ndikon, shëndeti, zakoni, tradita, kanuni, aftësia apo dëshira e njëri-tjetrit. Ndikon shoqëror, ekonomia, kultura, raporti fshat-qytet e shumë faktorë të tjerë. Atëherë, pse gratë jetojnë më tepër? Nga kodi gjenetikë? Nga kujdesi që tregojnë gjatë jetës? Ç’thonë studimet? Në fillimin e shekullit të kaluar, përqindjet e vdekjeve kanë qenë shumë të ngjashme midis burrave dhe grave. Por, pasi këto norma filluan të bien më vonë, falë dietave, vaksinimeve, dhe kujdesit më të mirë shëndetësor, normat e vdekjes tek femrat kanë rënë 70% më shpejt se ato të meshkujve. Mirë thonë se gruaja për burrin është e “dhimbsur” dhe e “lipsur”, kurse burri vetëm i “lipsur”. Se kush do iki i pari në boten tjetër, t’ia lëmë Zotit. Ai di këto punë. Dallimet burrë grua, janë gjinore e jo hyjnore. Ne ankohemi e grindemi kot!