Elbasani dhe tradita e Ditës së Verës

615
Sigal

Dita e verës është një nga festat më të përzemërta për të shqiptarët, megjithatë qyteti që ndoshta e feston më shumë dhe që e ka kthyer në traditë 14 Marsin është Elbasani. Zanafilla e lidhjes së festës me këtë qytet është faltorja e Zanës së Çermenikës, e cila gjendet në një ndër fshatrat e Elbasanit. Sipas legjendës, Zana dilte nga faltorja, vetëm ditën e 14 marsit, që përkonte me nisjen e verës dhe që prej asaj kohë është kthyer në një festë që identifikon qytetin. Janë të shumtë ata që shkojnë në këtë qytet çdo 14 Mars për të festuar, gjithashtu për të provuar gatimet karakteristike, si ballokumja, revania dhe gjelin e detit me arra. Sipas studiuesve Dita e Verës është e ndarë në katër faza. 

E para, ku të gjithë njerëzit përgatisin ushqimet dhe zbukurimet për shtëpinë e tyre e për të pritur vizitorët.

Faza e dytë është nata e Verës, ku tradita thotë se nëpër shtëpi ose komunitete të vogla duhet të ndizet një zjarr i madh, e më pas konsumohet darka me ushqimet e dimrit.

Ndërsa faza e tretë është zgjimi në orët e para të mëngjesit, për të larë sytë me ujin e vezëve të ziera një ditë më parë.

Faza e katërt është përgatitja për piknikun e gjatë së bashku me familjarët.

Tre nga simbolet më kryesore të kësaj dite janë: Ballokumet, Verorja dhe Lulet.