Eksperti sqaron procedurën për marrjen e kontratës dhe lejes së punës sipas ligjeve kanadeze. Cilat janë lehtësirat për familjarët, aplikimi në ambasadë dhe profesionet që e kanë të sigurt punësimin

2513
Sigal

Eksperti: Procedura lehtësuese për familjet e punonjësve. Aplikimi në ambasadë dhe profesionet që e kanë të sigurt punësimin

Si të emigroni dhe të punësoheni me kontratë pune në Kanada

Kanadaja është një prej shteteve që ka treguar një qasje pozitive ndaj pranimit të emigrantëve të huaj, gjatë viteve të fundit. Shteti kanadez ka raportuar në disa raste se ka nevojë për fuqi punëtore në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për këtë arsye janë thjeshtuar procedurat e marrjes së një vize apo leje pune. Në vitet e fundit Kanadaja ka pranuar rreth 300 mijë emigrantë çdo vit, pjesë e të cilëve mund të jenë dhe qytetarët shqiptarë, për sa kohë që plotësojnë disa kushte specifike. Kanadaja ofron mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë, të cilët arrijnë të gjejnë një kontratë pune në këtë vend. Avokati shqiptar dhe eksperti i emigracionit, Gjergji Hasa, shpjegon në portalin e shqiptarëve të Kanadese “flasshqip.ca”, procedurën që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë, për të siguruar një kontratë pune që i jep mundësinë e emigrimit në shtetin kanadez. Sipas tij, një pjesë të mirë të procedurës e realizon punëdhënësi, i cili duhet të bindë autoritetet se ka vërtet nevojë për aplikuesin nga Shqipëria. Hasa shprehet se përmes bashkëshortit me një kontratë të rregullt pune, mund të përfitojnë edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët kanë të drejta të njëjta me qytetarët kanadezë pasi mbërrijnë atje. Një prej adresave ku mund të merrni informacion për emigrimin dhe aplikimin për viza kanadeze është https://www.canada.ca/en/immigration-refugees-citizenship/services/immigrate-canada.html

Aplikimi në ambasadë

Faza e parë e aplikimit kryhet në Kanada nga punëdhënësi. Më pas, punonjësi i huaj mund të kryejë aplikimin në ambasadën kanadeze, që është përgjegjëse për shtetin nga vjen punonjësi. Ndërsa lejet e punës të hapura u jepen personave që kanë bashkëshortin ose bashkëshorten me një kontratë pune të mbyllur ose me studime në Kanada. Në këtë rast, në qoftë se familja ka fëmijë, këta të fundit kanë të drejtë të studiojnë në Kanada me trajtim të njëjtë si shtetasit kanadezë deri në moshën 16 vjeç.

Procedurat për të përfituar një leje pune në Kanada
Qytetarët shqiptarë kanë mundësi shumë të mira për t’u punësuar në Kanada, nëse ata kanë gjetur një punëdhënës në Kanada që është gati të ndërmarrë procedurën për lejet e punës. Pra, fillimisht, qytetari duhet të gjejë punëdhënës kanadez, duhet të plotësojë kriteret e profesionit në bazë të National Oçupation Classification (NOC) dhe të plotësojë kushtet e një personi me status të përkohshëm. Detajet e kushteve të “statusit të përkohshëm” do të përshkruhen në hollësi gjatë intervistës së ardhshme për lejet e studimit. Çdo shtetas shqiptar, të cilit i është ofruar një leje pune në Kanada, duhet të jetë i ndërgjegjshëm që në qoftë se një punëdhënës kanadez nuk është gjetur dhe kualifikimet e personit nuk përputhen në detaje me ato të NOC apo kushtet e përkohshme nuk plotësohen, nuk ka asnjë mundësi që leja e punës t’i aprovohet.

 

Profesionet që kanë më shumë mundësi për të gjetur punë
Ministria e Punësimit dhe Zhvillimit Shoqëror të Kanadasë merret me analizën e tregut dhe nxjerr vazhdimisht listën e profesioneve të favorizuara në Kanada. Për shembull, në Kebek, Ministria e Emigracionit të Kebekut ka publikuar një listë profesionesh në programin që quhet “Facilitated LMIA process for Quebec employers”, ku ka një procedurë të thjeshtuar për t’u aprovuar për disa profesione. Përmes kësaj procedure të thjeshtuar, punëdhënësi nuk ka nevojë që të kryejë publicitetin në 3 motorë kërkimi për 3 muaj. Disa profesione: inxhinierë, teknikë IT, kuzhinier, saldatorë, mekanikë, mësues etj., konsiderohen të favorizuar. Kjo listë ndryshon sipas nevojave të tregut të punës. Por disa nga këto profesione, megjithëse tregu ka nevojë, kërkojnë marrjen e një licence nga Dhoma e profesionit përkatës përpara se ta ushtrosh profesionin në Kanada. Në këtë mënyrë kthehemi te lejet e studimit për të marrë licencën e atij profesioni dhe prandaj vizat e studimit në Kanada janë aplikimet më të favorizueshme dhe të shpeshta që kryhen nga aplikuesit shqiptarë në zyrën tonë.

 

Kohëzgjatja e procedurës

Periudha e publicitetit është minimalisht 3 muaj, aplikimi me ndihmën e punëdhënësit kërkon edhe rreth 3 muaj të tjerë dhe e fundit, aplikimi për lejen e punës dhe vonesat për këtë varen nga ambasada kanadeze në Romë (në rastin e Shqipërisë), rreth 2 muaj. Pra, në total, mesatarisht kjo procedurë zgjat rreth 8 muaj.

 

Procedura lehtësuese e emigrimit në Kanada të familjeve të emigrantëve me kontrata pune

Një nga principet bazë të ligjeve të emigracionit në Kanada është që familjet të qëndrojnë të bashkuara. Kryesisht, për këtë arsye, procedurat e pjesëtarëve të familjes që shoqërojnë një student apo një punëtor me leje pune, janë thjeshtëzuar. Bashkëshortja ka të drejtë të aplikojë për një leje pune të hapur pa qenë e nevojshme të ndërmarrë procedurat për lejet e mbyllura të punës. Fëmijët vijnë me viza turistike që do të rinovohen për sa kohë prindërit janë me leje pune të vlefshme në Kanada. Fëmijët deri në moshën 16 vjeç kanë të drejtë të shkollohen në Kanada me të njëjtat të drejta si qytetarët kanadezë dhe pa qenë e nevojshme të aplikojnë për leje studimit.

 

Sa vjet duhet të presë një familje e ardhur me kontratë pune për të marrë Permanent Resident e më pas pasaportën kanadeze?
Aplikuesi duhet të punojë të paktën një vit në Kanada për të pasur mundësinë të marrë përfitimet e programeve të ndryshme që japin rezidencën kanadeze. Në përgjithësi, aplikimet për rezidencën e përhershme favorizojnë aplikantët që kanë pasur leje pune në tri kategori: a) kategoria drejtuese ose menaxheriale (kategoria 0 e NOC); b) profesionet që kërkojnë të paktën një bachelor (kategoria A e NOC); c) profesionet që kërkojnë të paktën trajnim profesional si për shembull elektricist (kategoria B e NOC). Sa u përket kategorive C dhe D që janë profesione, të cilat nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim, si shitës, është më e vështirë që të aplikojnë për rezidencën e përhershme. Procedura për të marrë pasaportën është e njëjtë në të gjitha rastet, duhet të qëndrosh në Kanada 3 deri në 5 vjet për të aplikuar për nënshtetësinë kanadeze.

 

Profesionet më të kërkuara në Kanada

Kanadaja është një prej shteteve që ka nevoja urgjentet për fuqi punëtore në fusha të caktuara. Shteti kanadez ka mangësi për sa i përket profesionistëve të kualifikuar në zanate, ndaj dhe qeveria ka lehtësuar vitet e fundit procedurat e përfitimit të vizës e kontratës së punës për shtetasit e huaj.

Profesionet

– Kuzhinierë

– Menaxherë restorantesh

– Infermierë

– Arkitektë

– Mjekë

– Dentistë

– Biologë

– Mjekë familjeje,

– Farmacistë

– Psikologë

– Asistentë socialë

– Elektricistë

– Hidraulikë

– Ndërtues

Kushtet për të marrë rezidencë kanadeze

Aplikuesi duhet të punojë të paktën një vit në Kanada për të pasur mundësinë të marrë përfitimet e programeve të ndryshme që japin rezidencën kanadeze. Në përgjithësi, aplikimet favorizojnë ata që kanë pasur leje pune në tri kategori:

  1. a) kategoria drejtuese ose menaxheriale;
  2. b) profesionet që kërkojnë të paktën një bachelor;
  3. c) profesionet që kërkojnë të paktën trajnim profesional

 

Lehtësira për familjet e emigrantëve me kontrata pune

 

Procedurat e pjesëtarëve të familjes që shoqërojnë një student apo një punëtor me leje pune, janë thjeshtëzuar. Bashkëshortja ka të drejtë të aplikojë për një leje pune të hapur pa qenë e nevojshme të ndërmarrë procedurat për lejet e mbyllura të punës. Fëmijët vijnë me viza turistike që do të rinovohen për sa kohë prindërit janë me leje pune të vlefshme në Kanada