Sigal

Kushtet për pension të plotë

Pyetje

Qeashif Shima nga Tirana në letrën e tij sqaron: Jam i datëlindjes 16 qershor të vitit 1953 dhe sipas librezës së punës dhe asaj ushtarake që vërteton se kam qenë ushtar, kam gjithsej rreth 36 vjet e 6 muaj punë të siguruara. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension të plotë?

Përgjigje

Ju moshën e pensionit të plotë e keni plotësuar më 16.6.2018 kur u bëtë 65 vjeç dhe keni mbi 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara. Ju rekomandoj që bashkë me librezën e punës, fotokopjen e kartës së identitetit, vërtetimin e pagës bruto mujore nga 1 janari i vitit 1994 e në vazhdim, vërtetimin që keni kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, certifikatën e gjendjes familjare dhe dy copë fotografi ti paraqitni në agjencinë e sigurimeve shoqërore ku do të merrni edhe sqarime më të hollësishme.

Pensioni dhe shtesa si invalid

Pyetje

Një minator nga Bulqiza në letrën e tij drejtuar gazetës “Telegraf” trajton këtë problem: Jam 63 vjeç dhe gjithsej kam 35 vjet punë i siguruar e nga këto në minierë në nëntokë kam punuar  9 vjet. Kohët e fundit u aksidentova në punë dhe KMCAP Peshkopi më ka caktuar pension të pjesshëm invaliditeti dhe 2.700 lekë në muaj i marr në Bashki. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit të pleqërisë, sa vite pune duhen gjithsej dhe a e përfitoj shtesën mbi pension që marr aktualisht nga bashkia?

Përgjigje

Duke ju uruar shëndet të mirë sqaroj se ju do të dilni në pension 65 vjeç në vitin 2020 dhe për pension të plotë do t’ju kërkohen 37 vjet punë të siguruara përfshi dhe periudhën që merrni pension invaliditeti të pjesshëm. Në qoftë se kur të plotësoni moshën 65 vjeç ju vazhdoni të jeni invalid i pjesshëm do të përfitoni pension të plotë sepse këto dy vjet që merrni pension të pjesshëm si invalid quhen vjetërsi pune për pension pleqërie, pra 35 vjet punë të siguruara i keni këtë vit, po të shtojmë dhe 2 vjet deri në moshën 65 vjeç që do të merrni pension invaliditeti bëhen 37 vjet punë aq sa duhen për pension të plotë. Gjithashtu do të vazhdoni të merrni edhe 2.700 lekë në muaj mbi pension nga bashkia si dhe barnat mjekësore me rimbursim të plotë. Nga dita që merrni pension pleqërie nuk do të dilni më në KMCAP. Sqarime më të hollësishme kur t’i afroheni moshës së pensionit të pleqërisë do t’i merrni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore Peshkopi.

Si llogaritet pensioni i zakonshëm dhe ai suplementar      

Pyetje

Një lexues i gazetës “Telegraf” nga Durrësi shkruan:  Më 29 mars të këtij viti plotësova moshën 64 vjeç. Mbasi mbarova Institutin e Lartë bujqësor të Tiranës, kam punuar rreth 40 vjet i siguruar në qendra të ndryshme pune, dhe nga këto 4 vjet kam qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe më vonë 3 vjet kam punuar me detyrë zëvendës/kryetar i Bashkisë. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension, sa vite pune duhen gjithsej i siguruar, si llogaritet pensioni i zakonshëm dhe ai suplementar?

Për më shumë lexoni në gazetën “Telegraf”