Procedimi penal nga Policia nuk e ka frenuar aspak pedagogun, Edmond Tupja për të mbështetur protestën e studentëve para godinës së kryeministrisë.
Kur kanë kaluar disa orë nga njoftimi i policisë, i cili ka proceduar 25 persona, mes tyre edhe pedagogun, ndërsa ky i fundit është shfaqur në krah të studentëve duke mbështetur kauzën e tyre, e cila ka hyrë në ditën e 8-të.
Që në nisje të protestës, Tupja iu është bashkuar zërave të protestuesve para ministrisë së Arsimit dhe ka kërkuar që kërkesat e tyre të plotësohen nga organet përkatëse.