E veçanta e shkollës “Kostandin Kristoforidhi”

1604
Sigal

 Reportazh/ Nga këto lëvizje dolën artistë të mëdhenj; si Kadri Roshi, Reshat Arbana, Luftar Paja, Albert Verria

E veçanta e shkollës “Kostandin Kristoforidhi”, Tiranë

Ahmet Demaj

(Kryetar i Shoqatës “Labëria”, dega Vlorë )

Në këto ditë të nxehta nga natyra dhe shumë të nxehta nga politika është vështirë të gjesh mënyrë për t’u argëtuar. Ndaj duke kërkuar në internet të gjesh mundësi argëtimi të del përpara një projekt shkollor për: Novacion dhe krijueshmëri pedagogjike që titullohej: “Aktorët e rinj të Çajupit dhe Shekspirit” si projekt në ETË INNING dhe ambasadorja e këtij projekti znj. Dhurata Myrtollari. Duke e ndjekur shikon nxënës punëtorë, nxënës me aftësi të kufizuara duke interpretuar në Teatrin Kombëtar. I shikon dhe ne që i takojmë punës së para viteve 1990 na kujtojnë lëvizjet artistike të ndërmarrjeve, brigadat kulturore në çdo fshat e vatër kulture.

Kujtojmë….

Kujtojmë që nga këto lëvizje dolën artistë të mëdhenj; Kadri Roshi, Reshat Arbana, Luftar Paja, Albert Verria etj. Kështu e kanë nisur nga konkurset e vogla në skenat e mëdha. Nga interpretues amatorë, në Artistë të Popullit. Në qoftë se në ato vite bëheshin me detyrim e me planifikim shtetëror te kjo videokasetë sheh një dëshirë tjetër. Kush e do artin dhe dëshiron të merret me të, lë punën, sfidon shëndetin, harxhon lekë vetëm për një ëndërr që t’iu thonë të tjerëve, që edhe ne kemi mundësi t’i shërbejmë shoqërisë. Duhej ide, duhej organizim, duhej mbështetje, duhej drejtim, duhej aftësi drejtimi, duhej bazë materiale, duheshin lekë. Të gjitha këto kush i lexon thotë me të parë: Jo. S’mund të arrihet. Por thonë – Po nxënësit e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” në Tiranë, tha-Po mësuesja e letërsisë, Anila Hoxhaj. Thanë nxënësit: Po ne 210 nxënësit e klasave të kësaj shkolle që konkurruan me njeri-tjetrin për të kapur rolet-do t’ia dalim! Më të mirët do të ishin aktorët e kësaj shkolle që me dramën e Shekspirit “Romeo e Zhuljeta”, konkurruan me shkollat “Jani Nushi” në Lushnje, me shkollën 9 vjeçare nga Rubjeka e Durrësit, “Kushtrim i Lirisë” në Tiranë. Të entuziazmonte puna dhe rolet e nxënësve me A K. Në fund bëje një analizë: Në rolet që shumë i dinin interpretonin nxënësit: Albano Jaho, Shefite Reçi, Zeni Nasi, Luiza Lushi, Denis Paja, Emirela Begu, Anxhelino Koprenca, Enco Tola, Elios Arapi, Viken Saraçi, Foti Senja, Aldo Memajdini, Katerina Kambo, Altin Shtufi. Këta nxënës për një muaj punuan nën kujdesin e mësuese Anila Hoxhaj dhe drejtimin e regjisorit të ri student të Akademisë së Arteve, Olgert Mataj. Shkolla “Kostandin Kristoforidhi” nga kjo arritje duhet të kthehet në shkollë qendër komunitare si shumë shkolla në Tiranë dhe për një bashkëpunim në bazë Republike. Qendra e mbështetjes së këtyre projekteve në Ministri të Arsimit apo atë të Kulturës le ta kërkojnë jo si zbulim, por si një realitet që realizon punën e tyre për ta kthyer shkollën në qendër komunitare. Me këtë projekt dhe me këto katër mësuese si Dhurata Myrtollari, Anila Hoxhaj, Blerina Hilo, Suela Uruçi që angazhuan 4 shkolla në kryeqytet dhe në rrethe, që sollën mbi 20 nxënës me A. K. të cilët një pjesë janë punëtorë, nëna fëmijësh mbi 40 vjeç etj. E veçanta e këtij aktiviteti është se sollën një përvojë që vlen të propagandohet, të vlerësohet, të përgjithësohet dhe mbi bazën e kësaj përvoje të ndërtohen projekte të tjera për lëvizje kulturore – artistike dhe fizkulturore – sportive.

Çfarë fituat me këtë angazhim pyesim Anila Hoxhaj, njërën prej mësueseve – të shkollës “Kostandin Kristoforidhi”?

Unë si mësuese fitova shumë. Krijova besimin që edhe me këtë kategori nxënësish mund të realizosh gjëra që pa i nisur të duken ëndrra. Kur sheh të realizuara i shikon me tjetër sy nxënësit. Bëhesh shok me ta. Iu zbulon atë që s’e njeh në orët e mësimit. Iu shikon zotësitë e tyre se sa të aftë janë për të mësuar, për të nxënë, se sa aftësi kanë për komunikim, kompetencat mësimore e për punë në komunitet. Jo vetëm që i dallon këto cilësi te secili, por më shumë se kaq pashë rritje në procesin mësimor. Nxënësit bënin më mirë detyrat, lexonin me dëshirë librin jashtëshkollor. Diskutonin si shokë më të afërt. Me ne mësuesit u bënë më të shoqëruar. Luftonin egoizmin, u bënë shumë tolerantë. Vërtetë edhe u lodha, por pata ndihmën e drejtoreshës, znj. Anila Isaku, të nëndrejtoreshës, znj. Desantila Topalli, të regjisorit Olgert Mataj dhe, të them të drejtën, fitova shumë besim te vetja se këta nxënës duhen respektuar nëpërmjet bashkëpunimit me ta, sepse kanë shumë energji që nevojitet në procesin mësimor. Gjithë lavdërimet që mora ua dedikoj grupit të nxënësve që nderuan veten, nderuan shkollën. Dy nxënës me A. K. që arritën në këtë finale ishin si qershia mbi tortë. Po të kisha mundësi që këtë kasetë video – tua dërgoja çdo shkolle që kanë nxënës të tillë. Ato mësueset mbështetëse që për 2 ose 3 nxënës marrin një rrogë do të mësonin shumë nga modeli i shkollës “Kostandin Kristoforidhi” në Tiranë.             Kur doli Rei në skenë kërkonte premtimin për të lozur një rol dhe diku nëna e tij optimiste merrte rol të vërtet shoqërizimi që krijonte ky projekt dhe roli i mësuesve që punojnë me kategori të tillë nxënësish.         Vetë nxënësit aktorë thonë se fituan shumë. Konsumuan kohën e lirë në mënyrë të dobishme. Korrigjuan fjalorin e përditshëm, hoqën nga vetja fjalorin e rrugës. Krijuan respekt reciprok midis dy gjinive. U mobilizuan të lexojmë, të flasim, të kontrollojnë veten për të mos u kthyer në qesharakë.

Po e vrasim mendjen çfarë do bëjmë pas kësaj….

Në fund të veprimtarisë në skenë ndahen çmimet, bëhen falënderime. Sa modeste mësueset, drejtueset, nxënësit. E përcillnin suksesin te njeri- tjetri. Larg atij egoizmi, servilizmit, të bërë modë. Larg delirit dhe paranojës: “Unë jam më i miri”. “Është merita ime” etj, broçkulla që i shohim në ekranet tona. Ky rezultat i kësaj shkolle, i kësaj mësueseje i këtij grup nxënësish s’do realizohej pa një ndihmë konkrete të Valdete Gjon Palaj që, edhe pse me karrocë solli në sallë emocione e deri në lot gëzimi. Vajtja e një studenti regjisor në shkollë tregon sa efektivitet ka edhe për katedrat e artit, ku gjejnë mundësi për praktika në terren edhe për terrenin që ka shumë nevojë për specialist të fushës. Nuk e di pse desha të shkruaj, ndofta puna gjysmë shekullore në arsim, ndofta boshllëku që shikojmë në angazhime të tilla të shumë institucioneve apo jeta e varfër në shkolla “Kostandin Kristoforidhi” e dha shembullin bashkë me “Kushtrimin e Lirisë” Tiranë, “Jani Nushi”në Lushnje dhe ajo e “Rubjekës”në Durrës. Bravo të gjithëve, drejtor, mësues e nxënës. Ju sollët një përvojë që mund të mësojnë të tjerët!