E premte, priten shira në zonat malore

913
Sigal

E premte, 7 shtator, moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura në zonat malore ku do të pasohen nga rreshje shiu në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet Jon. Valëzimi do të  jetë i forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         14/28°C
Zonat e  ulëta           15/32°C
Zonat  bregdetare   19/30°C