‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Arsim publik, jo privat’, parullat e studentëve

746
Sigal

Mijëra studentë të Tiranës dhe universiteteve të tjera nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në kryeqytet duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protesta e tyre ka nisur nga kushtet ekonomike dhe tarifat e larta të vendosura nga qeveria Rama.

Por studentët nuk janë ndaluar.

Si në dhjetorin e vitit 1990, ata kanë hedhur parulla duke kërkuar që Shqipëria të jetë si e gjithë Europa.

‘Anullo vendimin. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Arsim publik, jo privat. Të gjithë së bashku në bulevard, shkolla është e jona jo universitet privat’, janë disa prej thirrjeve të studentëve në këtë protestë madhështore në Tiranë.