Dy të vdekur nga gripi, mjekja: S’ka vend për panik, vaksinohuni!

727
Sigal

Tre persona kenë humbur jetën në ditët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sanatoruim, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot se pas analizave se dy prej tyre kanë ndërruar jetë nga virusi sezonal AH1N1.

Doktoresha Silva Bino në një deklarate për mediat tha se nuk ka vend për panik, pasi personat që kanë humbur jetën kanë qenë të pavaksinuar.

“Gripi në Shqipëri ka intensitet mesatar, por është në rritje. Në dy javët e fundit kemi një rritje të rasteve të gripit. Kjo vihet re në infeksionet respiratore akute Situata në Shqipëri është e ngjashme me vendet në rajon. Deri tani janë dy raste të konfirmuar me grip, por edhe një rast tjetër po verifikohet që ka ndërruar jetë në “Shefqet Ndroqi”.

Një rast i Tiranës dhe dy raste janë të referuar nga Elbasani. Kemi një qarkullim të gripit. Kemi një rritje Ah1n1. Nuk kemi grip derri. Është virus i përfshirë në vaksinën e gripit. Është një vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga vendet e tjera tregojnë efektshmëri të vaksinës. Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët”, tha ajo

Arben Sula, 48 vjeç, nga Elbasani, ka ndërruar jetë dje  në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndërsa shefja e Reanimacionit, Alma Cani nuk ka shpjeguar shkakun nëse ka të bëjë me gripin e derrit apo thjesht nga komplikacionet e gripit”, tha ajo.