Duhanpirja tek fëmijët dhe adoleshentë, shifra alarmante

    3807
    Pirja e duhanit kohët e fundit nuk po dëmton rëndë vetëm shëndetin e të rriturve, por gjithashtu po prek edhe fëmijët e vegjël. Më së shumti ky fenomen prek fëmijët që rriten rrugëve ose ata që kërkojnë lëmoshë gjatë gjithë kohës në rrugët e qyteteve të ndryshme. Por gjithashtu edhe ata që punojnë me punë të lehta dhe nuk e kanë kontrollin e prindërve janë tepër të rrezikuar nga ky problem. E kalojnë të gjithë ditën duke kërkuar disa qindarka dhe më pas i sheh me cigare ose me paketa tëe plota nëpër duar. Fëmijë të moshës 10-vjecare të cilët në këto ditë duhet të ishin duke u përgatitur për vitin e ri shkollor, i sheh nëpër rrugë duke pirë duhan sikur tëe ishin të rritur, madje edhe më mirë se ata. Një paketë nuk kushton pak dhe këta fëmijë nuk e kanë problem ta blejnë. Jo sepse kanë para, sepse ata rrijnë gjithë ditën duke lypur për ti mbledhur me qindarka, por sepse nuk kanë marrë kulturën e duhur për ta mirëmenaxhuar lekun dhe për të blerë me ato para gjëraa që vërtëtë ja vlejnë. Por mungesa e kulturës familjare, mungesa e këshillave, ambienti i rrugës, shoqërimi me njerëz apo fëmijë të tjerë të tëq njëjtës shtresë i shtyn këta minorenë të veprojnë njësoj. Madje përveç pirjes së duhanit ats me kalimin e viteve fillojnë të përdorin dhe lëndë narkotike si hashashi apo ndonjë gjë tjetër dhe përfundojnë duke u bërë përdoruesd të rregullt të drogës apo edhe kriminelë në të ardhmen. Por jo vetëm fëmijët e shtresave të ulëta po fillojnë të bëhen duhanpirës të rregullt. Edhe fëmijë të tjerë po bëhën përdorues të rregullt duke u ndikuar më shumë nga shoqëria në të cilën ndodhen dhe kultura që marrin duke qëndruar me ta.
    Shenjat që na paralajmërojnë kur fëmija bëhët konsumator i duhanit 
    Kollitja, irritimi i fytit, zëri i ngjirur, era e keqe e gojës, ngjyrosja e dhëmbëve, frymëmarrja e shkurtuar, ftohjet e shpeshta”, klasifikohen nga specialistët e shëndetit publik si shenjat karakteristike që duhet të orientojnë prindërit për të kuptuar se fëmijët e tyre, kanë nisur të pinë duhan. Studimet e kryera së fundmi nga autoritet shëndetësore po vënë në dukje se jo vetëm që shfaqet në rritje numri i duhanpirësve, por në radhët e tyre po listohen edhe fëmijët e moshave shkollore. Specialistët e shëndetësisë shtojnë më tej se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm pasi në raste të caktuara mund të ndodhë që shenjat të paralajmërojnë pirjen e duhanit nga fëmija, por ky paralajmërim ndodh që nuk është i vërtetë. Ndër shkaqet më të sheshta që e orientojnë fëmijën drejt duhanit janë: mendimi se duhani i bën ata më të pjekur dhe më të rritur, fëmijët mund të pinë duhan si shenjë revolte ndaj prindërve ose arsimtarëve, mendojnë se lirohen nga stresi, apo pinë për shkak të presionit nga rrethi. Ndërkohë nga studimet e kryera është vënë re se ekziston edhe një mendim i tillë që fëmijët mund të fillojnë të pinë duhan pasi mendojnë se mund të dobësohen. Ata mendojnë se nëse e ndërpresin duhanin do të shëndoshen. Ndërkohë që parandalimi i duhanit të jetë i suksesshëm edhe në radhët e fëmijëve aktivitetet duhet të fillohen mjaftueshëm herët, qysh nga fëmijëria e hershme
    Adoleshentët bëhën pre e duhanit pa i menduar rreziqet që mund të kenë më pas 
    Ndodh shpesh që fëmijët dhe adoleshentët bëhen pre e joshjes nga njerëz të ndryshëm, të interesuar për shitjen e duhanit, pa menduar sa i rrezikshëm është për jetën e tyre. Në këtë grup, sipas specialistëve, hyjnë për fat të keq edhe disa nga prindërit, mësuesit dhe të tjerë që pijnë duhan në sy të fëmijëve, sidomos në shtëpi, në familje. Të dhënat nga ISHP tregojnë se mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre, 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës. Edhe mësuesit e shkollave nga ana e tyre kërkojnë më tepër bashkëpunim me familjet për të mbajtur larg duhanpirjes fëmijët, sidomos atë kategori të cilësuar si “e gatshme për t’u rekrutuar si duhanpirës”. Pa shmangur përgjegjësinë, mësuesit thonë se përpiqen t’i mbajnë nxënësit larg duhanit, por mbetet shumë për t’u bërë në familje. “Nxënësit respektojnë rregulloren, duke mos pirë duhan në ambientet e shkollës dhe gjatë orarit mësimor”, shprehen ata. Sipas të dhënave të OBSH-së, në Shqipëri në çdo katër persona duhanpirës, në tre prej tyre prindi (babai) ka pirë duhan, gjë që tregon se një adoleshent është shumë i prirur për t’u bërë duhanpirës në qoftë se prindërit e tij janë përdorues të rregullt të duhanit.
    Sigal