Gazetari David Beriain nisi këtë javë udhëtimin e tij nga ‘çizmja’ e Italisë drejt brigjeve shqiptare, një enklavë ku kamerat e emisionit ‘Clandestino’ dëshmuan nga afër se si bëhet trafiku i drogës nga Shqipëria për në Itali e më tej në të gjitha vendet e Europës. Kamerat e emisionit dokumentuan shkarkimin e qindra kilogramëve kokainë që vijnë në Shqipëri për tu përpunuar dhe me pas trafikuar ne vendet e europes. Pas shkarkimit të drogës, gazetari u shoqërua nga mafia lokale dhe shqiptarët, në një shtëpi ku ata i shpjegojnë atij se si funksionon biznesi ilegal. Ditën e enjte, Clandestino postojë videon e parë të Shqipërisë nën titullin el ‘‘dealer’’ de Europa, thënë në shqip ‘‘Furnizuesi’’ i Europës. Shqipëria nuk është vetëm ‘‘hambari’’ i Europës, vendi me plantacionet më të mëdha të marijuanës në të gjithë kontinentin. Ajo ka nisur të prodhojë dhe trafikojë kokainë dhe një llojë tjetër droge që ne as nuk e dinim ekzistencën e saj, thotë gazetari i Clandestinos.

Efekte

Jemi në Shqipëri, një vend enigmatik i vendosur në qendër të Europës, një vend i izoluar gjatë diktaturës komuniste, izolimi i cili e ktheu në vendin më të varfër të Europës. Me rënien e komunizmit, 40 përqind e popullsisë emigrojë në kërkim të oportuniteteve, e shpesh herë, këto oportunitete kërkonin të shkelej ligji.

Efekte me titra- Trafiku i drogës është një nga oportunitetet.

Trafikanti-Nuk mund të jetojë pa këtë punë. Nuk do të ndalojë

Gazetari- a ke shumë plantacione si kjo?

Trafikanti- më shumë se 6 plantacione

Gazetari- dhe në total sa bimë ke?

Trafikanti- 10 mijë

Gazetari- dhe me këto 10 mijë bimë, sa lekë përfiton?

Trafikanti- rreth 5 milion euro. 5 ose 6, varet nga tregu.

Por nuk është se fiton mjaft se këto shkojnë dorë më dorë, duhet të fitojë skafisti, ai që do ta transportojë, ai që e nxjerr…

E kultivojmë në grup, grupazh. Janë 25-30 familje

Efekte me titra

Titra- Organizimi zinxhir për prodhimin e marijuanës e ka kthyer Shqipërinë në ‘‘hambari’’ e Europës.

Titra- Por në Shqipëri, ke më shumë sesa marijuanë

Trafikanti-Kokainë krejtësisht e pastër

Gazetari- Nga vjen kjo kokainë?

Trafikanti- nga Kolumbia, por bën xhiro nga Roterdam, Bullgaria, Rumania, Turqia… pastaj vjen në Shqipëri.

Gazetari- jam kurioz, nga Kolumbia, Roterdam e pastaj për të gjitha vendet e lindjes?

Trafikanti- po të gjitha për lindjen (Europën Lindore)

Gazetari- Përse?

Trafikanti- Këtu doganat mund të korruptohen më lehtësisht. Këtu policia korruptohet për bukën e gojës, sepse këtu në të vërtetë kanë kokainë po nuk kanë bukë të hanë.

Këtu policia fiton 300 euro në muaj, nëse i jep 3 mijë euro, për një ditë… i ke dhënë rrogën vjetore.

Gazetari- e sa mund të fitosh ti pak a shumë me shitjen e kësaj?

Trafikanti- Normalisht, nëse gjithçka ecën mirë, 30 mijë euro për kile.

Gazetari i Clandestinos më tej shpjegon se si qëllimi i mafes shqiptare për të dominuar të gjithë tregun ilegal nuk  i ndal ata as të trafikojnë heroinë, droga e cila po kthehet në një epidemi.

Efekte- titra

Mafia shqiptare trafikon 2500 kile heroinë në vit.

Kjo është mënyra se si të kuptosh sa e pastër është heroina.

Gazetari- është e mirë?

Trafikanti- po, nuk e sheh si është?

Më pas gazetari, së bashku me ngarkesën e drogës, hipën në makinën e trafikantëve teksa këta të fundit e shkarkojnë me shpejtësi në një gomone që ka për destinacon Italinë.

Efekte me titra

Nga italia, droga do të ketë si destinacion pjesën tjetër të Europës

Ku miliona persona janë në pritje të saj, të pangopur