Dita e 15-të e protestës, studentët bojkotojnë mësimin në të gjitha universitetet (Axhenda)

663
Sigal

Studentët e universiteteve publike të cilët prej 14 ditësh janë në protestë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre kanë njoftuar se si do të zhvillohet protesta sot.

Në një postim në rrjetet sociale ato kanë zbardhur axhendën e protestës që do të zhvillohet sot, ku deklarojnë se do të vijojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave.

“Kauza në dorën e studentëve” shkruhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ndërkohë që bëhet e ditur se do të bojkotojnë mësimin dhe takohen të gjithë tek Korpusi Universitar në orën 10:00.

Kërkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.