Dështojnë provimet për patentë-shofer në Kosovë

749
Sigal

andidatët të cilët kishin aplikuar të futen në provim për patentë shofer në Qendrën e Patentë Shoferit në Prishtinë, sot nuk kanë pasur mundësi t’i nënshtrohen këtij provimi, pasi ekzaminerët munguan për shkak se nuk kishin kontratë për punë.

Kaosi në këtë qendër ka ardhur pas hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë, më 11 shtator.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë treguar se kandidatët sot nuk kanë mundur të futen të provim, për shkak të shkëputjes së disa kontratave për zyrtarë të Qendrës së Patentë Shoferit në Prishtinë.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë, që ka hyrë në fuqi në ditën e 11-të të shtatorit, ka ndikuar që të shkëputen kontratat për zyrtarë. Ajo çfarë ka ndodhë sot në Qendrën e Patentë Shoferit, është për shkak të këtij ligji, që ishte dashur të shkëputen kontratat mbi vepër”.

Ndërsa, kandidatët të cilët ishin paraparë të futen sot në provim nuk kanë qenë të njoftuar për anulimin e këtij provimi.