Caka dhe Methoxha: Nderi 17 trimave të Tendës së Qypit

690
Sigal

Ka ditë që skraparasit i kanë hedhur sytë nga Tenda e  Qypit.Partizanët që luftuanë e lanë gjakun mbi deborë,shikojnë dhe përloten.Janë të rrallë,po mendja  u  rri atje.Dëbora është atje siç ishte 75-vite më parë.Por edhe gjaku është  atje i përzjerë me plumba e dëborë.Ata nuk munden të ngjiten më atje edhe pse tani ka rrugë e makina të shpje deri në Nishicë.Që aty  e nisën luftën dhe e  përfunduan  në Tendën e Qypit.Po sikur të kishin kaluar dhe pak më tutje? Atëherë s’kishte më lavdi,ajo u takonte gjermanëve.Po ajo  nuk ishte tokë gjermane që ta zaptonin ata.Në vendin tënd edhe macja të çjerr me thonj.Po partizanët nuk ishin mace,por tigra,që nuk e kursenin jetën dhe gjakun për të mbrojtur tokën e tyre.U bënë mish e gjak dhe e mbrojtën me dinjitet e me plumba tokën e tyre.Ata nuk ishin domate,që i vënë furkë se s’mban dot veten e saj,ishin bijtë e këtij vendi.Nënat shikonin me sy të përlotur si luftonin e binin djemtë e tyre.Atëherë një partizan,që ja thoshte për vargje,shkroi:

 

Nënat thahen në dritare,

Shikojnë shpatin me varre.

Kush është  trim s’mendon për varre,se trimat bienë e mbeten.Se Skrapari ishte bajrak,që kishte gjak nga i gjithë kombi.Gjak i  dha,gjak i kish dhënë.Djemtë i zunë pozicionet pa u thënë kush.Dhe u betuanë përpara kombit: “Sikur të cënojnë një pe,/ Djemtë tënd në këmbë i ke.” As gjaku,as plumbat nuk treten në këtë Tendë.Sa herë të vemë atje do t’i gjejmë.Edhe djemtë e rënë atje janë,se kanë gjakun atje.”Mish e gjak tok i përzjeu,/Ashtu siç e desh Atdheu.”

      Presidenti i Republikës vendosi pllakën e 17-të rënëve

 

Në Çorovodë po bëhen hazërllëqet për të shkuar atje.Fillimisht u bënë ca pyetje,që partizanët nuk i bënë.Megjithatë u nisëm me makina.Armë nuk kishim si partizanët,po  kishim idealet e tyre.Vajtëm të kujtojmë e nderojmë ata që bënë epopenë e madhe.Dikush shikoi nga qielli i mbushur me re:”Ah sikur të mos binte shi sot!” Të tjerët e shikuan vëngër dhe ai u tulat.Por shiu erdhi si rrebesh.Dy të moshuar,që s’mundën të vinin,e thanë fjalën e tyre: “Po të bëhet luftë sot në Tëndën e Qypit,ne rrëmbyem pushkët e po nisemi në këmbë e po vemë.”Një grup të rinjsh mbajnë një flamur të madh në dorë.Është brezi që ka marrë përsipër ta vazhdojë këtë traditë.Ata do të vënë kurora e të flasin për historinë nesër.Ata u ngjitën atje ku u bë  ndarja mes fitores dhe humbjes.Ne nuk mundëm të ngjiteshim dot.Jemi në moshë pas tyre.Zemra na lëviz,po këmbët nuk binden.Para dy vjetëve u ngjit atje 80 e ca vjeçari Zeni Kapllani,po sa zbriti në Çorovodë e humbi jetën.Atje lart ka dëborë,plumba dhe gjak.Ai i kishte mbushur këpucët me dëborë dhe nuk i hoqi derisa vajti në shtëpi.Mos kujtoni se ne e kursejmë jetën për ideale.Këtu ku jemi ka nisur lufta.Edhe këtu ka plumba dhe gjak.Që këtu e shikojmë Qafën e Sofiut dhe Tendën e Qypit,ku u bë lemeria.E shikojmë edhe pozicionin e Vaip Gogos,ku iu bllokua mitrolozi në mes të betejës.Atje e mbërtheu, mes plumbave.E shikojmë dhe atë kodrën,ku Mehmet Shehu dha urdhërin e sulmit mbi gjermanët.E shikojmë edhe vendin,ku borizanit Haki Kapaj iu ngjir zëri,se një plumb fashist i çpoi  fytin.I shikojmë edhe shtëpitë e Nishicës,që u bënë streha e mbështetje për trimat e luftës.Ata nuk patën celularë  e mikrofonë për të folur,të gjitha i nxirrnin e zgjidhnin me  grykën e pushkës.A e dini që atje në mes të luftës ata ia merrnin këngës?Këngët dhe plumbat dilnin nga shpirti dhe tytahkëvë të tyre.Peandaj nuk mundën të hidhnin këmbë përpjet ushtria e madhe gjermane.se i priste  flaka e madhe:

Tenda e  Qypit majë e lartë,

U kthye në zjarr e flakë.

Që nga Vupa deri në Cerovë fluturonin degët e shkurreve e pemëve,që këputeshin nga plunbat pa kufi.Pesë ditë e pesë netë në luftë e në  mes të dëborës.Po bukë a kërkoi njeri?Për këtë nuk u dëgjua asnjë zë.Kërkonin vetëm fishekë.Pyetën edhe sa vramë e sa na mbetën? Kësaj s vendosi pllakën e tengjarje iu shtua dhe një ngjarje tjetër sot.Për herë të parë shkelte  në këtë fshat një President Republike! Ilir  Meta me deputetët Nasip Naço dhe Silva Caka,i bënë nder kësaj ngjarje historike me pjesëmarrjen e tyre.Aty u bë dhe një pyetje e çuditshme: “Po deputeti ynë që kemi votuar,ku është? E di ai që këtu është një festë? Askush nuk dha përgjigje,po Tënda e Qypit do të vazhdojë të pyesë tok me ngjarjet e tjera të luftës derisa ta shikojë.Po një gjë duhet ta dijë,se nuk bien lisat e Skraparit se fryn erë ne  Myzeqe!

   I pari President që vjen në Tendën e Qypit                                      

Festa  mbaroi,po jo jehona e asaj beteje.As heroizmi e gjaku i atyre djemve që mbetën atje,po  nuk u shuanë.Krismat e armëve të tyrë dëgjohen e do të dëgjohen sa të ekzistojë Tenda e Qypit.Pjesëmarrësit sikur nuk duanë të ikin.Sikur nga ajo Tendë vijnë zërat e të rënëve e u thonë të mos i lënë vetëm.Mos kujtoni se është e  lehtë të ndahesh me ata që vendosën lirinë me gjakun e jetën e tyre.Ne jemi pjesëtarë të asaj lirie.Ne jemi pjesë e tyre.Ata na i lanë stafetën ne e, ne do t’ua lëmë atyre që mbajnë flamurin.Shpresojmë të na përfaqësojnë.Ikëm,ikëm me kokë prapa me shpresë se ata do të vijnë pas nesh.Jo,ata janë përpara nesh,na prijnë me  heroizmin e tyre.Po ne,a do të mundim të vemë pas tyre?  Nuk e vëmë në dyshim,se pas nesh ka të tjerë,është brezi tjetër,gjaku ynë.