Bukureshti, sërish kuq e Zi, 106 vjet më pas në të njëjtën lagje ku u ngjiz ideja gjeniale e Shqipërisë së Pavarur…

687
Sigal

Bukureshti celebron Pavarësinë e Shqipërisë

Një mbrëmje magjike, plot sharm, finesë dhe kulturë, e denjë për festën më të bukur të Shqiptarëve, Ditën e Flamurit, që vetëm artistja jonë, Soprano e mirënjohur Arlinda Morava, Atashe Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë në Rumani di të organizojë. Në një mbrëmje të paharrueshme,ne Pallatin Sutu, nën tingujt e veprave më të njohura të muzikës klasike operistike, por dhe si një dhuratë për publikun artdashës,rumun, në vigjilje të kësaj feste pan-shqiptare, jo vetëm që përmbushi kënaqësitë artistike të publikut, por ofroi dhe çaste të magjishme muzikore të kënduara mjeshtërisht nga Sopranoja Arlinda Morava, e cila me një teknikë të përsosur vokale, veprime të matura e frazim plot shije, arriti një shkallë bindëse në shtjellimin e saj vokal e artistik, duke transmetuar me finesë rolin shprehës së të kënduarit dhe aktrimit. Ky eveniment solli nën një repertor magjepsës kryeveprat e muzikës operistike te Verdit, Puçinit, Bizesë apo dhe këngët e famshme lirike korçare. Nuk mund të mungonin zonjat e fisshme të “Bucharesht Ladies Quintet” , të drejtuara me plot virtuozitet nga Violinistja Andrea Stefanescu.

E përditshmja “Bucharest Daily News” shkruruante me kapitale “106-Vjetori i Pavarësisë Festohet në Rumani”, dhe theksonte faktin e organizimit të këtij eventi nga Sopranoja Morava, si dhe evidentonte si vlerë të shtuara të mbrëmjes pjesëmarrjen e Dorotheea Petre, aktores më të famshme rumune, e cila interpretoi me mjaft mjeshtëri poezi të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.