“Braktisja e fshatit”, 78% e shqiptarëve do jetojnë në qytet deri në 2050, të parët në rajon

1008
Sigal

Të gjithë shqiptarët do të rendin nga fshati drejt qyteteve në të ardhmen, duke “braktisur” tërësisht fshatrat. Projeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ’90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet. Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.

 Po si ka ndryshuar në vendet e rajonit përqendrimi i popullsisë?

Vitet ’80 do të ishin vitet e fundit ku në Ballkanin Perëndimor popullsia do të ishte më përqendruar më shumë në zonat rurale se ato urbane. Maqedonia ishte vendi i parë Ballkanik, ku më shumë njerëz jetonin në qytete se sa fshatra, ndërsa Bosnja ende vijon që të ketë më shumë banorë në zonat rurale se sa ato rurale. Kurse në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat. Por, sikurse tregohet dhe nga grafiku ritmi i zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane ka qenë shumë shpejtë. Edhe pse “eksodi” nga fshati në qytet krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet.

 Në 2050-n bota do të jetojë më së shumti në qytete

E gjithë popullsia e Hong Kongut është projektuar se do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050-n. Në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara e gjithë popullsia do të jetë e përqendruar në qytete. Në Britani për shembull 90.2% e popullsisë do të jetojë në zonat urbane, ndërsa në Shtetet e Bashkuara popullsia që jeton në qytet do të jetë rreth 89%. Harta tregon se të vetmet vende ku popullsia që jeton në zonat rurale do të jetë më e lartë se ato urbane janë disa shtete të Afrikës dhe Azisë së Largët. Përqindja e popullsisë që jeton në zonat urbane në krahasim me përqindjen që jeton në zonat rurale. Harta tregon se pjesa më e madhe e popullsive jetojnë në zonat urbane. Popullsitë në zonat rurale janë të përcaktuara në bazë të kategorizimit të zonave urbane nga zyrat kombëtare të statistikave. Kjo hartë është përpiluar bazuar mbi të dhënat e fundit mbi popullsinë, e kombinuar me projeksionet e Kombeve të Bashkuara deri në 2050. monitor