Bilanc lufte nga i ftohti në Shqipëri, 8 viktima në 2 javë

41

8 viktima është bilanci i të ftohtit në këto dy javë të para të vitit 2019. Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë në ditët e para të muajit janar kanë shënuar edhe disa vikima në disa qytete.

Viktima e parë është shënuar në fshatin Ravonik të Korçës në datën 5 janar. 55 vjeçari ka humbur jetën kur ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.

Vetëm 5 ditë më pas, në datën 10 janar një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës. Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish-Poligonit të Bonifikimit, të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm.

Temperaturat e ulëta që përfshin vendin tonë, shënuan edhe viktimën e tretë në rajonin juglindor. Në datën 11 janar një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit. Anastas Shuka vuante nga skicofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja.

Në qytetin e Shkodrës, 52 vjecari Tonin Loci ka humbur jetën pasi u zu poshtë teksa u shemb catia e një pike karburanti. Dyshohet se shkak ka qenë rëndesa e dëborës në cati.

Moti i keq shënoi edhe një tjetër viktimë, këtë herë në fshatin Perlat të Mirditës, ku ka ndërruar jetë një punonjës i OST. Gjovalin Angjelin Lesh Qafa, 58 vjeç, ka humbur jetën teksa po punonte për rregullimin e një defekti në linjën e energjisë. Dyshohet se 58 vjeçari nga Laçi ka pësuar infarkt. Ai ishte pjesë e një ekipi pune që po riparonte defektet e shkaktuara nga moti i keq.

Edhe në kryeqytet është shënuar një viktimë nga të ftohtit. 68 vjecari Hasan Hykja ka ndërruar jetën në pranë urgjencës së QSUT.

Edhe kjo javë ka nisur me viktima të tjera, kjo e hënë ka shënuar një tjetër viktimë në qytetin bregdetar të Durrësit. Viktima ishte struktur pranë një strehe të improvizuar për të qendruar në lagjen numër 4 të qytetit, ndërsa dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se trupi i pajetë i përket një shtetasi nga Vlora, Viktor Dhima, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Kjo e hënë ka sjell edhe një tjetër viktimë sërish në qytetin e Korcës për shkak të të ftohtit. Ndërsa ka shkuar të marre ushqime me gomar, 53 vjecari Ajet Zikollari ka humbur jetën. Ngjarja eshte regjistruar ne zonen e Proptishtit. Nuk ka mundur te kthehej ne banese pasi kishte ngrirë në borë.