Bien Facebook, Instagram dhe Whatsapp, rrjeti në kaos

768
Sigal

Përdoruesit e platformave më të njohura, Facebook, Instagram dhe Whatsapp, kanë hasur vështirësi në përdorimin e tyre, që prej mëngjesit të ditës së sotme. Por, rreth orës 13:00, mediat ndërkombëtare raportojnë se këto rrjete sociale kanë rënë tërësisht, në mbarë botën. Duket se problemi është më i rëndë, për përdoruesit e këtyre rrjeteve që përdorin versionin “mobile”.

Shumë përdorues të këtyre platformave, po i raportojnë problemet në rrjetin social rival të Facebook, Twitter.

Të gjitha platformat, Facebook, Instagram dhe Whatsapp, janë në pronësi të Mark Zuckerberg.