Besnik Velaj: Shëndeti i Vlonjatëve në mëshirë të fatit

617
Sigal

Në spitalin e Vlorës do të gjesh të shtruar me infeksione; tifoje, verdhëze, parazitë. I vetmi shërbim i thjeshtë dhe që nuk kushton është klorifikimi, i cili nuk hidhet në rregull

A ka mbrojtje shëndetësore qyteti i Vlorës?

Nga Besnik Velaj

Me pamjen e “re”, ka ndryshuar dhe struktura filtruese e shtresës së zonës ujëmbajtëse, gëlqerorët janë gurë karstikë, të përshkushëm. Si ndërtim gjeologjik formacionet janë çakëll, zhavore, argjilë e kuqe me përzjerje ranorësh dhe në thëllësi lejojnë depërtimin e ujrave sipërfaqësore. Nga dobësimi i filtrit natyror, ujërat e zeza të gropave septike, kanalizimeve, bagëtive zbarkojnë tek burimet e Ujit të Ftohtë. E gjithë zona është nën kërcënimin e përditshëm të ujërave të zeza. Studimi i njerëzve të ditur e kompetentë të fushës thonë shkencërisht, mbështetur në literaturë bashkëkohore, se vëndburimeve duhet t’u largohesh për vëndbanim 1.500 metro në vijë ajrore distancë. Meqenëse Vlora është 0,5 metro nën nivelin e detit, nëpër tubacione depërtojnë edhe ujëra të tjera. Kjo do të thotë se përsëri  populli i Vlorës mbetet në rrezikun e dobësimit të filtrit natyror, që vuan të zitë e ullirit për ujin. Kur ujët e çezmave rrjedh në çezmat e çdo shtëpie, është një lëng heterigjen me përzierje trupash të huaja si fekale, korrozione metalesh, mbeturina kënetore. Në spitalin e Vlorës do të gjesh të shtruar me infeksione tifoje,verdhëze, parazitësh. I vetmi shërbim i thjeshtë që nuk kushton dhe është në udhëkryq, është klorifikimi, i cili nuk bëhet në rregull. Përdorimi në fushat me të mbjella hedhja pa masë dhe në doza të mëdha e kimikatit ndot e ngjyros ujin deri sa ngjan me solucionin e shuar të gëlqeres. Situata nuk po disiplinohet dhe herë pas here, ka shpërthime hidrike të ujrave të zeza. Deputetët e Vlorës ngrenë kartonat në Parlament, se do të bëjnë investime me një “fond 60 milionë dollarë, por deri tani – asgjë.Thonë se do të ndërtohet një tubacion i ri i ujërave të bardha e të zeza për Vlorën, por a do të përfundojë…? A nuk shtroi dhe firma greke KAMATAKIS një tubacion të ujërave të bardha…, por braktisi punimet, duke i vjedhur popullit të Vlorës 9 milonë Euro?!