Bardhyl Berberi: Zbulohet skandali i pasaportave maqedonase, që pajiste pogradecarë dhe korçarë

    404
    Pas përgjimit të telefonatave, më në fund ka plasur edhe skandali i pasaportave malco maqedonase, të cilët pajisnin shtetas shqiptarë përgjatë zonave kufitare për t`i shfrytëzuar si kontingjent votuesish për partinë në pushtet. Skandali i pasaportave maqedonase, ku gjatë viteve në vazhdim, shumë shtetas shqiptarë nga Pogradeci dhe nga Korça dhe nga fshatrat kufitare pranë kufirit janë pajisur me pasaportë maqedonase, të deklaruar se kanë origjinë maqedonase, për t’i pajisur me dokumente personale të Maqedonisë. Ministri i ri i pushtetit lokal në qeverinë e Maqedonisë tha për gazetën “Telegraf“, se ka vazhduar një skandal me pasaportat maqedonase, që pajisnin shtetas shqiptarë përgjatë kufirit, për t`i pasur si kontingjent votuesish. Sipas opozitës maqedonase, ky skandal ka filluar që nga zgjedhjet lokale 2013, me ç`rast VMRO-DPMNE i shfrytëzoj shtetasit shqiptarë, si votues për të siguruar fitoren? Ish-kryetari i komunës së Resnjës, Dimitri Buzalevski tashmë në opozitë, i cili ishte kandidat i për qytetin e Resnjës nga opozita ka thënë për gazetën “Telegraf”, se organizma qeveritare në pushtet pajisin shtetas shqiptarë me pasaporta maqedonase. Vetëm gjatë një dite janë lëshuar 114 pasaporta në Resnjë, kryesisht për shtetas shqiptarë.

     Pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaporta maqedonase realizohet me procedurë të thjeshtuar. Ish-kryetari i komunës së Resnjës, Dimitar Buzlevski, i cili pritet të jetë një nga kandidatët e opozitës ka akuzuar se po organizohet ky kriminalitet me shpërndarjen e dokumenteve personale për shtetasit e Shqipërisë, të cilët do të shfrytëzohen si votues në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka theksuar se në rajonin e Resnjës dhe Prespës janë evidentuar qindra raste, ku shtetasit shqiptarë të ardhur andej kufirit kanë rregulluar dokumentet personale, përmes procedurave të thjeshtësuara. Ky akt kriminaliteti që paraqet shkelje serioze të Kushtetutës Maqedonase”, ka theksuar Buzlevski, por njëkohësisht edhe për shtetasit shqiptarë, që kjo gjë është krejt e pandershme. Sipas një statistike zyrtare thuhet se vetëm në zonën e Pogradecit dhe fshatrat përreth janë pajisur me pasaporta maqedonase mbi 1100 qytetarë shqiptarë. Kjo epidemi e pajisjes së pogradecarëve dhe korçarëve me pasaporta maqedonase ka filluar që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm Lube Boshkov ( tashmë në burg ), i cili “hapi dyert” për të pajisur sa më shumë shtetas shqiptarë me pasaporta maqedonase edhe nga ata, që nuk kanë asnjë lidhje me Maqedoninë. Studenti pogradecar në Universitetin e Manastirit I. 

    Ai tha për gazetën “Telegraf”, se pajisja e studentëve shqiptarë me letër njoftimi maqedonase na sillte jo pak lehtësira madje edhe bursa për të kryer studimet e larta vetëm për të na shfrytëzuar votën për partinë në pushtet Madje nga ish- ministri i Brendshëm maqedonas, nga Lube Boshkov është pajisur me pasaportë maqedonase edhe A. B., i cili siç doli nga hetimi kishte paraqitur një certifikatë të falsifikuar, sikur ishte qytetar nga Pogradeci dhe me këtë certifikatë, ai ishte pajisur me pasaportë maqedonase, e cila iu gjet edhe gjatë arrestimit të tij në Turqi. Epidemia e pajisjes me pasaporta maqedonase në Pogradec është aq e madhe, saqë në Këshillin Bashkiak të kaluar ka pasur disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të qytetit të Pogradecit, që kanë pasaportë maqedonase apo drejtues institucionesh kryesore në rreth! Po kështu ka ndodhur edhe në rrethin e Korçës, në zonat kufitare, ku qindra persona që nuk kanë asnjë lidhje me shtetin maqedonas janë pajisur me pasaporta dhe letër njoftimi maqedonase…Pas zbulimit të këtij skandali ka filluar verifikimi i shtetasve shqiptarë me këto dokumente maqedonase, pa asnjë kriter dhe asnjë dokument për origjinën e tyre. Pas përgjimeve të opozitës, skandali i pasaportave dhe letërnjoftimeve maqedonase, që kanë pajisur shtetasit shqiptarë pritet që të ketë një hetim special nga organet e drejtësisë, duke e quajtur një skandal shumë të madh, duke prishur edhe imazhin e një shteti, që kërkon të aderojë në Europë.
    Sigal