Sigal

Niveli i mirëqenies ndryshon ndjeshëm nga fshati në qytet, sidomos në Shqipëri. Këtë e thotë një raport i ri i Bankës Botërore. Ky raport arrin në përfundimin se, hendeku fshat-qytet në Shqipëri është më i larti në rajon.

Serbia, Maqedonia, Mali i Zi apo edhe Kosova kanë nivele bindshëm më të ulta. Shqipëria është në nivelin e ish-republikave sovjetike.

Ndër vendet e Europës dhe Azisë qendrore, vetëm Greqia ka një indeks në territor negativ, çka do të thotë se hendeku është në favor të fshatit, pra në Greqi ata që jetojnë në fshat kanë një nivel më të lartë mirëqenie se ata që jetojnë në qytet. Për të përcaktuar nivelin e mirëqenies, si në fshat ashtu edhe në qytet merren 12 kritere bazë, që variojnë që nga aksesi në internet, mënyra e të ushqyerit, si psh frekuenca e vakteve të mishit, e deri te mundësia për të bërë pushime, raporton scan. 

Të dhënat dalin në pah nga raporti i fundit i Bankës Botërore, me titull: “Drejt një kontrate të re sociale” dhe tregojnë qartë se jetesa në fshat në Shqipëri shoqërohet me një nivel tepër të ulët mirëqenie, sidomos në krahasim me fqinjët rajonalë.