Avokati i Popullit vlerëson raportin e DASH: Shumë prej çështjeve i kemi trajtuar

    382
    Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson raportin e Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut. Drejtuesja e Njësisë së Parandalimit të Torturës në këtë institucion, Jorida Rustemi theksoi se ky raport duhet të përkthehet në një ndërgjegjësim të institucioneve shqiptare, për të vënë në qendër qytetarin dhe të drejtat e tij.
    “Raporti i DASH është një analizë e thellë e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Shumë çështje të ngritura në këtë raport janë konstatuar nga institucioni ynë. Ky dokument përbën një instrument të jashtëzakonshëm mbështetjeje për shoqërinë civile”, tha Rustemi.
    Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014, ku për Shqipërinë problem nënvizohet korrupsioni. Sipas këtij raporti, në Shqipëri, problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.
    Sigal