Avokat Altin Goxhaj: Komandanti Haradinaj fitoi luftën e dytë të Kosovës kundër Serbisë, Sorosit dhe Thaçistëve të Prishtinës e Tiranës!

851
Sigal

Në Kosovë Haradinaj bëri 2 super lëvizje brenda javës:
1. Miratoi Ligj në Parlament që i preu duart Thaçit, duke i heq të drejtën me ligj që të negociojë prekjen e kufijve.
2. Trepçen e regjistroi si kompani me kapital 100% të shtetit të Kosovës me ligj dhe me QKB.
Shkurt: Haradinaj ua dogji letrat të gjithëve. I vuri të gjithë para faktit dhe Fatit të kryer! Pra tradhtarët sorosiano-serb të Kosovës s’kanë të drejtë ligjore me firmos as kufijtë e as Trepçen Ndërsa Edi dhe këlyshët e tjerë të Sorosit në Tiranë tani le të thithin ndonjë të bardhë se nuk i hynë më në punë as dreqit!
Menjëherë Vuçiç i tmerruar thirri Këshillin Serb të Sigurisë ku deklaroi kapitullimin e Serbisë në Marrëveshje: “Duan të njohim Kosovën por përfundimisht nuk u marrim dot asgjë! ASGJË!!!”
Ndërkohë Lul Sorosi kurrë nuk u shpreh zyrtarisht kundër përpjekjeve për copëtimin e Kosovës. Sepse është vërtetuar tashmë që është Skenar i Sorosit i vënë në zbatim nga Edi, Vuçiç dhe Thaçiç!!!
Ndërkohë analistët në Tiranë kanë heshtur nga dëshpërimi apo se nuk kanë kuptuar gjë. Por kjo është Fitorja e Dytë e Komandant Haradinaj mbi Serbinë që nga Lufta e 1999-s sepse Serbi këtë kohë po shpresonte të merrte ato që humbi atë kohë!
Haradinaj mbetet lideri im i preferuar në Kosovë prej ditës që u dorëzua vetë në Hagë kur ishte Kryeministër. Dhe ju e dini që simpatitë e mia politike kur i jap një herë në fillim nuk më zhgënjejnë më kurrë