Athinë, Shpëtim Zinxhiria: Greqia për 9-mujorin e 2018-s ka dëbuar 5163 shqiptarë dhe vetëm për shtatorin 486 persona. Shteti ynë hesht!

1102
Sigal

Greqia po na vret, por shteti shqiptar hesht!

Greqia përfundimisht  ka mbyllur hetimin ndaj vrasjes së Pëllumb Marnikolës. Familja apel Prokurorisë së Përgjithshme: Kërkoj hetim ndërkombëtar për vrasjen e djalit tim.

Para dy vitesh (3 gusht 2016) kjo vrasje makabre brenda në komisariatin e policisë në Ano Patisa bëri bujë të madhe, ndërsa sot pas dy vitesh shteti shqiptar hesht, edhe pse vendi fqinjë njoftoi për mbyllje të hetimit. Lidhur me këtë vrasje  me postimin e tij në Facebook, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar mbi vdekjen e 29-vjeçarit që “Qeveria shqiptare po ndjek hap pas hapi” duke theksuar se “Ambasada Shqiptare në Greqi i ka kërkuar palës greke për ndihmë të menjëhershme bashkëpunimin e të gjitha autoriteteve “. Kryeministri shqiptar në të njëjtën post ka raportuar se ministria e Jashtme e vendit fqinj ka kërkuar nga autoritetet greke të kryejnë një hetim të plotë me transparencën dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me Standardet Ndërkombëtare. Por sot asgjë nuk është bërë për zbardhjen e vrasjes si nga qeveria ashtu edhe nga Ambasada Shqiptare në Athinë, që nga ana e saj ka treguar një neglizhencë të theksuar.  Mbyllja e vrasjes  së 29-vjeçarit Marnikolla, gjithashtu përfshi edhe 170 vrasjet e tjera tregon qartë sa e lirë është jeta e një shqiptari në Greqi. Por, duke marrë shkas nga vrasja e Pëllumbit shikojmë se “Rilindja” tashmë tregoi fytyrën, zhgënjeu në masë pjesën më të madhe të emigracionit, familjet e viktimave të vrarë në Greqi. Rreth 20 persona të vrarë që nga 2014 e deri më sot, mes tyre edhe Iliri dhe Pëllumbi, që të dy të vrarë barbarisht brenda ambienteve të policisë greke, aq sa deri më sot policia vendase ka vrarë 93 shqiptarë dhe nuk ka asnjë hetim dhe jo më të dënuar. Por lind pyetja: Cili shtet në botë do të rrinte indiferent në një kohë që në 50 muaj u vrarë 47 emigrantë, nga këta 45 shqiptarë dhe 2 ciganë, (vrasje makabre të publikuara më 1 korrik 1999 te gazeta “Eleftherotipia” mbështetur nga Organizata Antiraciste për Evropën në Athinë, ka publikuar se në këto vrasje policia ka marrë 86 sulme kundra emigrantëve, ndërsa 67 sulme i kanë bërë qytetarët vendas.)  Nga vitit 1991-2010 bëhet fjalë për vrasjet e 154 emigrantëve shqiptarë të pafajshëm, të cilët nuk kanë pasur lidhje me krimin. Këto vrasje përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Ndërsa deri më 2017-n shifra përllogaritet në 170 shqiptarë, vdekja e Pëllumbit rrit listën në 171. Por… Taktikat e ndjekura nga ana e shtetit grek dhe mekanizmave të tij është me kalimin e kohës e njëjtë: Drejtësia luan, vrasjet e policisë pa dashje, u shkreh pistoleta, u hodh vetë dhe u vetvra etj., për të justifikuar krimet, ndërsa mediat vendase kanë heshtur ose e kanë pagëzuar këto raste si të veçanta,  të ashtuquajtura incidente. Përmes mekanizmave dominuese kanë fshehur në mënyrën më të orkestruar, shumë vrasje apo masakrime, përballë një përfaqësie të shtetit shqiptar që në asnjë rast konkret nuk ka shkuar në vendin e ngjarrjes, por është mjaftuar vetëm me njoftimet e dhëna nga autoritet e policisë greke. Por më tepër vrasja e të riut Pëllumb Marnikolaj, tregon menaxhimin e një vrasjeje që konfirmon mënyrën e monopolit shtetëror social mbi dhunën, çfarë përcakton cilat jetë duhet të jetojnë  dhe në çfarë kushtesh, meritojnë të përjetojnë, të vriten apo të masakrohen. Para se të vrasin drejtpërdrejt ose tërthorazi nga mekanizmi i shtetit policia, shteti nga ana e tij gjithmonë kanë pasur kujdes për të ndërtuar profilin e atyre që nuk kanë të njëjtën rëndësi, si në rastin e të riut Marnikollaj: Një fëmijë emigranti për një vjedhje të vogël. Në këtë rast të bie në sy karakteristikat shoqërore dhe klasore të secilës “vrasja” ka qenë gjithmonë në shënjestër më parë, se “fatkeqësisht” je shqiptar

Nuk janë 500 apo 600, por janë me mijra shqiptarë që janë torturuar dhe rrahur në departamentet e policisë, si “kriminelë”  ku për drurin, kërcënimet dhe ngacmimet seksuale të migrantëve të mitur në këto komisariate, askush nuk e ngriti zërin, se ata ishin emigrantë të paligjshëm…ndërsa sot të gjithë heshtin edhe pse i shikojnë. Por… Në thelb, këto lloj vrasje me paramendim  nga shteti janë një parathënie e historisë së historisë nga pikëpamja e pushtetit pse janë emigrantë shqiptarë, të pambrojtur nga askush. Para se të vriten, ata janë ruajtur në vetëdijen shoqërore, se janë shqiptar dhe për këtë duhen masakruar e rrahur deri në vdekje apo vrarë me armë zjarri nga vetë shteti. Duke u kthyer përsëri te rasti i vrasjes së 29-vjeçarit javën e shkuar bëra një bisedë në Lezhë me babain e Pëllumbit, një biznesmen i sukseshëm e punëtor, që më la të kuptoja se djali i tyre nuk kishte nevojë të vidhte në Greqi. Pashë një njeri i cili kërkon drejtësi të zbardhë të vërtetën e humbur në mes dy vendeve fqinjë, një e vertetë që i ka rrënjët te racizmi dhe jo te momenti i veçuar.  Si prind, ai i bën apel qeverisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme që të fillojë një hetim ndërkombëtar për vrasjen e djalit të tij, një vrasje mes shumë vrasjeve…që na bën të kuptojmë se nuk janë të rastit… Demokracia e këtij vendi po vret emigrantë, kjo është e vërteta brutale. Dhe kjo ndodh, jo vetëm në kufi nga rojet kufitare,  por këtu në zemër të Athinës, në komisariatet nga policia djallëzore, ndërsa nga ana tjetër Demokracia shqiptare hesht. Shqipëria e ka paguar me jetë këtë emigracion në vendin fqinjë më shumë se kushdo tjetër, rastësi?