Artisti Robert Aliaj mbështet studentët, me vajzën në protestë

772
Sigal

Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës janë mblidhur tek Ministria e Arsimit. Studenteve të Tiranës, pritet t’u bashkohen edhe studentët nga Universitetet e Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës.

Ndërkohë studentët pasi nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, ata u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin nga Rruga e Dibrës, për t’u takuar me bashkëmoshatarët e tyre tek ministria. “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.

Pjesë e protestës u bë edhe artisti Robert Aliaj, i cili dhe mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet. “Mos u ndalni, bëni diçka sot që fëmijët tuaj që të kenë të bëjnë diçka. Unë ju përshëndes”, tha Aliaj, ndërsa shoqërohej nga vajza e tij. “Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush”, tha vajza e tij në anglisht.

“Universiteti =-një veshkë” është pankarta e studentëve ë Universitetit të Mjekësisë, ndërsa Universiteti Bujqësor ka zgjedhur pankartën “U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ne ishim fara”.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.