Artan Lame: 80.000 leje legalizimi janë ende pa hipotekë

813
Sigal

Drejtuesi i institucionit të ri të formuar, Agjencia e Kadastrës, Artan Lame sqaroi gjatë një takimi me mediat se si do të funksionoi agjencia e re e krijuar nga bashkimi i ZRPP dhe ALUIZNI-t, me qëllim dhënies fund të situatës kaotike që është krijuar me çështjet e pronësisë në vendin tonë. Në fjalën e tij Artan Lame deklaroi se sot të paktën 80 mijë leje legalizimi nga 170 mijë të dhëna janë të pahipotekuara. “ Ligji përcakton që ZRPP është institucioni që mbetet si bosht kryesor kurse ALUIZNI i bashkëngjitet. Fillimisht do të jenë 41 zyra ndërsa synohet që të shkohet në 61 për të pasur një në çdo bashki. Ne çdo zyre ka një regjistrues që do të kthehet në drejtor vendor i kadastrës dhe ai mbulon regjistrimin e pasurive dhe proceset kalimtare. Po bëjmë shkrirjen e institucioneve, i emëruar jam vetëm unë. Struktura duhet te miratohet nga kryeministri dhe me pas nis riemërimi nga lart poshtë. Për hipotekën ka pasur në 20 vite 120 milionë euro shpenzime që kane prodhuar një sistem hartografik të gabuar që do bëhet nga e para. Sot 170 mije leje te dhëna rreth 80 mije janë të paregjistruara” tha Lame. Ai nënvizoi që do të ribëhen te gjitha hartat por nuk do të ketë dalje ne terren. Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës bëri me dije se do të nis regjistrim masiv ne Jug për tokat në bregdet. “Do të ndiqet procedura standarde e shpallje së njoftimit, të sillet dokumentacioni, të mbledhin të dhënat të bëhet rivelimi dhe do të hidhen në sistem ato prona me tituj të saktë nga ana formale, pra kush ka një Akt pronësie të ligjshme regjistrohet” nënvizoi Lame. Ndërkohë, sipas Lames, fokusi qendror i punës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në vijim do jetë përmirësimi i sistemit hartografik të zyrave të regjistrimit dhe krijimi i një sistemi me të dhëna të sakta kadastrale. Këto ndryshime priten ti japin zgjidhje burokracisë ndërinstitucionale me pronat e shqiptarëve.