ARRSH ka një thirrje për banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe

1032
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një thirrje për banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Në një deklaratë për mediat, ARRSH kërkon nga banorët që të paraqiten pranë institucionit me dokumentat përkatese për të marrë çdo informacion që u nevojitet.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ARRSH sqaron se Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3.

“36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH. Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës. Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit  të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që u nevojitet”, mbyll njoftimin institucioni i ARRSH.