Anketa: 57% e të rinjve nuk do të votojnë më 30 qershor

548
Sigal

Zgjedhjet e 30 qershorit, 57% e të rinjve shqiptarë nuk do të votojnë

57 për qind e të rinjve në Tiranë janë shprehur se nuk do të votojnë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Papunësia, të ardhurat e ulëta, korrupsioni dhe arsimimi janë problemet më shqetësuese për të cilat ata kërkojnë zgjidhje. Këto janë gjetjet e anketës “Rinia në Tiranë 2019”, e kryer nga qendra për vlerësimin dhe promovimin e politikave të fëmijëve dhe të të rinjve, Child and Youth Policy Hub Albania. Në anketim morën pjesë 220 të rinj, ndër to 79 për qind vajza dhe 21 për qind djem, të moshës 15-30 vjeç. Lidhur me punën e Bashkisë Tiranë për të rinjtë, ata shprehen shumë të pakënaqur:

  • 97 për qind e të anketuarve u shprehen se Bashkia e Tiranës nuk i ka adresuar sic duhet problemet e të rinjve;
  • 91 për qind e të anketuarve deklaruan se Bashkia e Tiranës nuk ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë;
  • 85 për qind e të anketuarve mendojnë se Bashkia është pak ose aspak bashkëpunuese për zgjidhjen e problematikave të tyre.
  • Pyetur për besimin në partitë politikë dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, përgjigjet e tyre janë edhe më alarmante:
  • 57 për qind e të anketuarve nuk dëshirojnë të jenë pjesë e votimeve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. Arsyeja e këtij lloj bojkotimi, merr përqindjen më të madhe si mosbesimi te partitë politike, humbja e shpresës se politika mund të ndryshojë dhe se duan të largohen nga Shqipëria, si rrjedhojë e zhgënjimit që kanë krijuar tashmë partitë politike në vend.
  • 99 për qind e të anketuarve deklaruan se partitë politike janë pak ose aspak të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve në Tiranë;
  • 93 për qind e të anketuarve mendojnë se partitë politike as nuk dëshirojnë të konsultohen me ata për zgjidhjen e këtyre problemeve.