Ambasada amerikane, njoftim me interes për studentët

844
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë, ka bërë një njoftim me interes për studentët shqiptarë, sot, pikërisht kur ata janë ditën e tyre të protestës më fuqishme të zhvilluar që nga viti 1990.

Ambasada propozon: “Studentë të universiteteve, a jeni të interesuar që të kaloni verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara?

Nëse po, ju mund të shihni programin Veror të Punësimit. Ky është një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentë nga universitete të akredituara dhe rekrutimi për këtë program ka filluar! Për më tepër informacion – vizitoni faqen tonë të internetit:https://bit.ly/2L2GGPW”

Image