Ambasada Amerikane: Ja procedura e re për marrjen e vizave

808
Sigal

Ambasada Amerikane: Ja procedura e re për rinovimin e vizave

Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një deklarate ka sqaruar qytetarët mbi procedurën e rinovimit të vizave. Ambasada thekson se gjatë sezonit të verës aplikimet për vizë vijnë në rritje, duke shkaktuar radhë të mëdha për takimet në konsullatë. Ndaj është hapur një program, i cili i mundëson personave që duan të rinovojnë një vizë që është drejt skadencës ose që ka skaduar së fundmi, të shmangin radhën në ambasadë duke e rinovuar vizën nëpërmjet postës. “Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë. Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale. Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë!”-deklaron ambasada e SHBA-ve.