Ahmet DEMAJ/ Pensionistët vlonjatë, në mëshirë të fatit

    519
    Le të themi qysh në hyrje: Punë nuk është vetëm puna e paguar, por dhe puna e pa paguar: Kjo e dyta, mbetet jo vetëm punë, por dhe çmim!
    Vjen një ditë që do apo s’do, do vijë dhe koha e pa shmanshme e plakjes… Por ka një dallim: Ka njerëz që plaken, po nuk ndjenë pleqëri, ka dhe nga ata të plakur, pa ardhur mosha e pleqërisë!
    Vjen moment që atë punë që të ka munduar
    shumë, por që e ke dashuruar pa masë, nuk e ke më. Në vlerësimin e sajë të japin dhe tituj: “Moshë e tretë” që dhe pse nuk i do, të ngelen në derë dhe në dorë! Ligji-ligj. Mbushe moshën, del në pension. Mer një pagë. Të vjen ndoshta peshqesh kapelja republikë, ndofta një kostum dhe një bastun! Fillon ilaçet dhe s’të pushon goja, s’lë radhë për të tjerët, (dhe për ata që janë ende në punë) se gjoja koha jote, profesionet kanë qënë mbi të tjerët! Përçmon çdo gjë. Përflet këdo, lakon të gjithë! U bie kryq e tërthor, pa bërë analizën e vetes, se ç’vlera ke shpalosur dhe ke lënë për të pasmit! E kemi moto të punës sonë thënien: “ Të fillosh mirë çdo lloj të veprimtarisë tënde, është detyrë dhe do kujdes, por të mbyllësh mirë është jo vetëm detyrë, por edhe fat, dhe bashkë me to mer edhe nderimin! Mbetesh i nderuar! E mbylli me nder, etje!”
    I nderojmë shumë ata persona që edhe pse në pension, vazhdojnë punën, veprimtarinë e tyre, demonstrojnë vlera të reja, të përshtashme me kohën që jetojmë, duke gërshetuar të djeshmen dhe të sotmen. I nderojmë sepse i shohim të angazhuar në punë. Dhe jo më kot. Por me punë që marin vlera. Të tillë janë të shumtë, në gjithë gjeografinë e Vlorës, një shëmbull frymëzimi edhe për brezat pasardhës. Të tillë do të përmëndja shumë, dhe në qoftë se nuk do të arrinim të përmend emër për emër, ata e kanë respektin tonë dhe të shoqërisë si: Namik Hano e Gani Muhaj, nuk shkëputen nga punët e bujqësisë e blegtorisë. Rushit Sina, Sadedin Leli e Qemal Tahiri,Hajro Koçi punojnë me veteranët. Kastriot Shehu, Hasko Bejaj, kanë sipërmarjet e tyre ekonomike, të rëndësishme!
    Por ka dhe të tjerë veprimtar, të cilët nuk lodhen duke punuar, shlodhen duke punuar si: Halil Leli e Veledin Abazi, në Kuç, Ruzhdi Barjami në Bolenë. Ka në Kallarët e Vranisht ashtu si Remzi Gjika, Tofik Deda, Eqerem Canaj, Idajet Jahaj, Sherif Tava, Novruz Dervishi, Shpresim Kasa, Dane Hoxha, Agim Ruka, Fuat Kokallaj, Bekim Pipa, Sulçe Çela, Arjan Beqari, Dero Murati, Luto Memokondi, Feti Brahimi, Xhafo Muçi, Kastriot Kapaj, etje të përfshirë në krjimtari letrare. Ashtu si Luan Muhameti, Manxhar Binja, Mato Kollozi, Seit Jonuzi, Resmie Ruci, Balil Banushi, Xhevdet Nuraj të cilët në angazhimet e tyre si veteran dhe veprimtarë organizojnë shumë aktivitete me vlera atdhetare e patriotike. Janë angazhimet e këtyre pensionistve, që organizojnë çdo ditë e më shumë, në çdo lagje e fshat, veprimtari me vlera edukative. Janë në krye të shoqatave Mustafa Dedenika, Vitri Zyka, Neki Haskoçela, Dasho Ramosaço, Halo Sinani, Hodo Kabello, të fshatrave Dukat, Tragjas, Radhimë, ashu si dhe Serri Tushi, Rakip Bleta, Arsim Canaj, Fetah Dëraj, Petref Muçi, ndaj dhe në fshatrat e tye ka gjallëri. Ashtu si dhe veprojnë Fatmir Hodo, Caush Sinani në Gumenicë e Velçë, të gjithë duke bërë një punë të lavdërushme dhe lënë brezave gjurmë të arta për njohjen, rujatjen dhe pasurimin e vlerave historike, kulturure, po dhe për vlerësimin e figurave të komuniteteve ku veprojnë.
    Takimet e brezave, promovimet e librave, ngritja e lapidarëve e pllakave përkujtimore, kulmuar në Mesaplik, me kryetar shoqate: Namik Jahaj, janë i dashur lexues, jo vetëm punë të mira dhe me cilsi, por dhe mbresëlënëse në historinë e kësaj kohe që jetojmë. Është kjo arsyeja që Dr. Llukë Gjidede e Asqeri Llanaj, nuk e shohin të shkëputur profesionin e mjekut nga veprimtari dhe veprimtaritë shoqërore në qytetin e Vlorës.
    Po kështu vepron dhe koreografi i njohur Jani Gjergji në qytet, i cili po përgatit çdo ditë e më shumë breza të tërë valltarësh. Kështu shpaloset edhe Vilhelme Haxhiraj (mjeshtre e madhe e punës) duke botuar mbi 30 libra, letrar dhe historik.
    Përsa shpalosëm më lartë, kur hyn në bisedë me ta kanë vetëm një motiv, Jetën pa veprimtari- aktivitet e quajnë të pa kuptimt! Ka gjithashtu dhe veprimtar të tjerë në gjithë trevën e Labërisë, në Vlorë që s’përfshihen dot në krijimtari dhe e gjejnë veten në aktivitete të tjera. Ata njohin ajrin, diellin, detin, tokën, blegtorinë, pemtarinë, blegtorinë, bujqësinë dhe bëhen kosulentët e zhvillimeve ekonomike.
    Ja dhe një përvojë tjetër e pasur e një pensionisti, i cili nuk mund të rrij pa punuar një ditë.
    Një babagjysh sa herë i vijnë niprit dhe mbesat nga emigracioni ju thot: “E doni babagjyshin?” -Po, thonë fëmijët.
    Ai që e do më shumë, le të mësojë një këngë labe nga ato që këndon gjyshi.
    Fëmijët vihen në garë kush të mësojë më mirë këngën.
    Njeri arriti që në fshat të këndonte me grupin polifonik, të meritojë duartrokitjet e gjithë të tjerëve. Edhe një gjyshe e vetme në pallat, del në stolat dhe thërret fëmijët e pallatit. “Hajdeni te nëna, se na ka pikur malli, për ato çamarokët e mi (i ka në emigracion) u tregon përralla, vjersha, i angazhon për të mbledhur papastërtitë, për t’ju përciellë mesazhin dhe “zonjave” të pallatit të mos hedhin mbeturina për tokë dhe nga ballkoni. Dhe kur largohen fëmijët e puthin gjyshen, në faqet e rreshkura, marin me vete atë pjesë të edukatës që mungon sot ndoshta në kopshte dhe shkolla. Kur shkojmë e marrim pensionin shohim që Vlora numëron 30 deri 35 mijë pensionist. A janë të gjithë të angazhur dhe si e shkojnë kohën e tyre? Përmëndëm këtë shifër, po sa mundet të përfshihen në mbushjen e jetës së tyre me punë e veprimtari, duke mar kuptimin e vërtetë dhe rritur jetëgjatsia. Të tjerë kanë zgjedhur dominot, letrat, kafen, rakinë, xhirot buzë detit, dhe mirë bëjnë. Pra ky numër jo i vogël pensionistësh janë dhe një komunitet që me organizim e drejtim të mirë të jetës së tyre dhe të kohës mund të zgjidhin më mire, jo vetëm problemet e tyre, por dhe të brezit që vjen. Vetëm 2 qëndra komunitare kanë qënë, nuk dihet nëse janë efiçente, flitet shumë nëpër fushata, bëhen premtime. I angazhojnë dhe pensionistët në lagje e pallat për të mbledhur votat, u marin votën dhe bashkë me to dhe shumë të drejta të tyre p.sh, lulishtet, trotuarte, shërbimet në sportele, etj. Nuk do të ishte luks, por një detyrim dhe mision që në 5 rajonet e Vlorës të funksiononin 5 qëndra komunitare, të cilat bashkia dhe ministria e Çështjeve Sociale të kontribuonin për këtë komunitet njerëzor, që me votat e tyre prodhojnë 4 deputet, kryetar bashkie dhe 25 këshilltar, të cilët kanë në dorë, në emër të pushtetit që u jep edhe ky grup votuesish, t’ua kthejë në shërbim. Nuk do të ishte keq që për këtë shtresë shoqërore, qëndrat kulturore, Teatri, Pallati i Sportit dhe ai i Kulturës të kishin në objektivat e tyre edhe kujdesin për këtë shtresë shoqërore,
    Njohim dhe nga ata pensionist që jo vetëm nuk angazhohen dot në punë të vlerësuara, por shumë her kthehen në thashethemexhinj, grindavec, llafazan që në vend të respektimit, me sjelljen e tyre krijojnë urrejtje, mos ti respektosh dhe as meritojnë ti përshendesësh!…
    Por nuk do të ishte keq, që profesionist të dalë në pension, si pushtetar që kanë lënë gjurmë, në mënyrën e organizimit si mjek me përvojë, mësues, inxhinier, agronom të thirreshin nga drejtoritë Rajonale, sidomos në prag reformash të vilej përvoja e tyre.Është e vërtetë që ata si njohin përvojën e perëndimit, por njohin në shkallën sipërore, vuajtjet e Lindjes, e për rrjedhojë, mund të rekomandojnë mjekimet për dhimjet që po kalojmë…
    Do të ishte mirë që shteti të orientonte shumë OJQ që para se të bëjnë projekte për qentë dhe macet e rrugës, të braktisura, të orintoheshin dhe të çmonin së pari, të mos braktisen 550 mijë pensionist, sepse radha pas nesh- vjen për ju.
    Lerni dhe krijoni traditën, respektin për moshën e tretë, të ngeleni dhe ju të respektuar, dhe t’ju repsktojë edhe juve, kur të vini në këtë stad.
    Jemi të bindur më shumë se kushdo tjetër nga përvoja jonë dhe e të tjerëve, pa mos organizuar vet ky komunitet prej 30-35 mijë pensionist të Vlorës, apo 550 mijë të vendit, nuk do të gjejme zgidhje të shpejta dhe efikase problematikat që shqetsojnë këtë moshë.
    Gjithëçka hodhëm nëpër këto rreshta të mund të zinin vend atëherë kur për zërin e këtij komuniteti, të kish vesh të dëgjonte dhe sy të shikonte, jo për vlerësim material, po për të vlerësuar te ato vlera për ato punë që bëjnë.
    Është e ligjshme dhe e kanë vet në dorë, që kontributet e tyre, 40-50 vjeçare të mos i lënë të shpërdorohen! 
    Sigal