A do ketë shi në bregdet? Ja si e parashikojnë meteorologët motin në fundjavë

621

Nga një ditë me temperaturë maksimale 36 gradë celsius në një ulje të menjëhershme prej 10 gradësh dhe reshje shiu. Kjo është ajo që solli moti nga e premtja në të shtunë. Ndërkohë që sipas meteorologëve reshje e vranësira do të ketë edhe në dy ditët e ardhshme.

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe lokalisht rrebeshit në pjesën e parë të ditës në veriperëndim-perëndim. Baza e reve të ulëta 400 metër. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra.

TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20/ 25 °C
në vendet e ulëta: 20 / 27 °C
në vendet malore: 13 / 22 °C
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Ditën e sotme ajo do të dobësohet gradualisht.

moti 1

moti 2