94 mijë objekte nuk do të legalizohen/ ALUIZNI bën publik përfundimin e studimit ku tregon, se 47 mijë objekte në Tiranë dhe 50 mijë në rrethe nuk do legalizohen. Ja lista e Tiranës dhe qarqeve

1939
Sigal

Studimi i realizuar nga ALUIZNI tregon se mbi 94 mijë objekte nuk mund të legalizohen

 

Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Integrimit të Zonave informale në përfundim të një studimi të kryer gjatë vitit të kaluar njoftoi se mbi 94 mijë objekte pa leje të ndërtuara në të gjithë vendin nuk do të mund të përfitojnë nga procesi i legalizimit. Sipas ALUIZNI-t ky kontingjent objektesh nuk mund të vijojë procedurat me legjislacionin aktual pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar. Pjesa më e madhe e objekteve që nuk përfitojnë nga legalizimi, ose rreth 50 për qind e tyre ndodhen në qarkun e Tiranës. Në këtë qark ka gjithsej 97,916 aplikime për legalizim, por 47, 229 objekte janë përjashtuar tashmë nga procesi dhe vetëm 50 mijë do të legalizohen.

Më tej në qarkun e Vlorës gjendet numri më i madh i banesave pa leje që nuk do të legalizohen më rreth 11 mijë të tilla. Më pas qytetet e Korçës dhe Durrësit kanë një numër të madh objektesh që nuk do të legalizohen më nga 9,800 e 9,700 secila. Neni 39 i ligjit për legalizimet përcakton se, ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi në ndërtimet me leje që, në bazë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, territorin e institucioneve publike, integritetin e monumenteve të kulturës nuk legalizohen. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni i zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtimet me leje, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur, si pasojë e shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje në gjykim ndërmjet subjektit dhe pronarit të truallit privat/kufitar, gjykata ka vendosur masë sigurimi, procedurat për legalizimin e shtesës së objektit pezullohen dhe rifillojnë sipas këtij ligji,

Numri i pritshëm i objekteve, që do të pajisen me leje legalizimi (diferenca midis “objekte të legalizueshme” dhe “leje legalizimi”)  deri në përfundim të procesit është 62.206.