50-vjeçari i sëmurë rëndë bllokohet nga bora: Hapni rrugët nuk duam asgjë

599
Sigal

Situatë dramatikë në Dibër. 14 familje janë të izoluara totalisht nga dëbora në fshatin Zall Dardhë.

Njoftohet se një banor i fshatit ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Islam Hoxha, i cili sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kanë qenë pikërisht të afërmit e tij që kanë vënë alarmin dhe kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të marrë 50-vjeçarin.

Vëllai i 50-vjeçarit u shpreh se nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç hapjes së rrugës, pasi gjendja e familjarit të tyre është përkeqësuar.