29 nëntori, Forcat e Armatosura zbresin te Pedonalja e Tiranës

953
Sigal

Dita e Çlirimit të vendit do të festohet ndryshe këtë vit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Forcat e Shtabit të Përgjithshëm të FA do të organizojnë një event prezantues më 29 nëntor nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Whatsapp Image 2018 11 28 At 15.10.36 (2)

Këto forca do të kenë stendat e tyre, ku do të prezantohen mjetet, ndërsa trupat komando do të kryejnë demonstrim trup me trup, ku është menduar të angazhohen edhe adoleshentë nga vizitorët nëse dëshirojnë.  Personeli i Forcave Speciale dhe Batalioni i dytë i Këmbësorisë do të angazhohen me fëmijët, për të cilët do të ketë maskim të fytyrës me bojra taktike.

Whatsapp Image 2018 11 28 At 15.10.36 (1)

Në një postim në Facebook, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka fton qytetarët që tu bashkohen djemve dhe vajzave të familjes ushtarake në këtë superprezantim tek Pedonalja e Tiranës.  Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe orkestra frymore, e cila në këtë  74 vjetor të çlirimit do të prezantohet me uniformat e reja.

Whatsapp Image 2018 11 28 At 15.10.36