260 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi evropiane në 5 vitet e fundit

563
Sigal

Instituti Evropian i Statistikave ka bërë publike shifrat e personave që kanë marrë nënshtetësi në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, përgjatë 5 viteve të fundit, rreth 260 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi në një vend të BE-së që përbën rreth 10 % të të gjithë popullsisë aktuale që banon në vendin tonë. Ndërsa po ti referohemi vetëm vitit 2017 morën nënshtetësi në vendet e BE-së 58 900 qytetarë shqiptarë, duke u renditur të dytët pas Marokut për numrin më të lartë të shtetësive të marra. Eurostat raporton se 97% e shqiptarëve tyre kanë marrë nënshtetësi italiane, ose greke. Në total, në vitin 2017 rreth 825 000 persona morën nënshtetësi në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, në rënie nga 995 000 në 2016 dhe 841 000 në 2015. Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë shtetësinë e një prej Shteteve Anëtare të BE-së në vitin 2017, 17% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin qytetarë jo-shtetas të BE-së ose persona pa shtetësi. Pas Shqipërisë dhe Marokut në vend të tretë ishte India (31,600, mbi 53% e fituar shtetësinë britanike), Turqia (29,900, mbi 50% fituan shtetësinë gjermane), Rumania (25,000, 32% fituan shtetësinë italiane).