‘’1990 is back!”, nis protesta e studentëve dhe në Korçë: Ministrja na shkatërroi!

1013
Sigal

Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë i janë bashkuar qëndresës disaditore të studentëve në Tiranë.

Asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të hyjë sot në mësim, ndërsa paralajmërojnë se do të ketë një lëvizje si ajo e viteve 90-të.

Në thirrjet e tyre studentët dëgjohen të thonë në kor: Ministrja na shkatërroi!, duke iu referuar këtu Lindita Nikollës.

Kërkesat e studentëve që tashmë janë publikuar janë 4:

  1. Anullimi i VKM per tarifa shtese.
  2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
  3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Ndërkohë që në Tiranë studentët nga fakultetet e ndryshme kanë nisur marshimin drejt ministrisë së Arsimit, ku protesta pritet të nisë rreth orës 10:të. Në sqarimin e saj të djeshëm Lindita Nikolla kërkoi që t’ia linte fajin Universiteteve për atë që vetë studentët e kanë cilësuar si vjedhje.