11 të mbytur në det kësaj verë

570
Sigal

Prej 12 majit deri më 9 korrik, në ujërat e brigjeve shqiptare, kanë humbur jetën 11 persona. Një bilanc i lartë jetësh të humbura, gjatë dy muajve të parë të sezonit turistik. Më 12 maj do të shënohej viktima e parë, pasi një 55 vjeçar u mbyt në Sarandë. Një muaj më pas, më 11 qershor, do të shënohej viktima e dytë e mbytur në det. Bëhet fjalë për një të moshuar 86-vjeçar, i cili u gjet rreth 1.5 milje larg bregut të Durrësit. Po atë ditë, sipas një bilanci të GSH, një tjetër i moshuar nga Kosova, vdiq në plazhin e Durrësit, ndërsa gjashtë ditë mmë pas, një pushuese 70-vjeçare humbi jetën në Vlorë.

Katër ditë më vonë, në 21 qershor, po në qytetin e Vlorës, për shkak të një ataku kardiak, një pueses në Vlorë humb jetën. Më 24 qershor ishte një tjetër ditë dramatike. Në Durrës u mbytën dy persona, një 75-vjeçar dhe një 31-vjeçar nga Skrapari. Ndëra në Lezhë, në plazhin Rana e Hedhur, u mbyt një 18-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit do të gjendej nga peshkatarët tre ditë më pas.

Një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, një turist i ardhur nga Gjermania për të pushuar në Durrës, u mbyt, ndërsa shtatë ditë më vonë, një turist tjetër nga Bosnja, po në Durrës, do të humbte jetën në ujërat e Adriatikut. Më 9 korrik u shënua viktima e fundit në bregdetin Lezhës, ku një i moshuar mbytet përsëri gjatë koës që ishte duke u larë.

Shpesh, shkaqet për humbjen e jetëve të njerëzve në ujë, ka qenë mungesa e rojeve të plazhit, përgjegjësi e pushtetit lokal dhe bizneseve, ndaj të cilave Qeveria ka paralajmëruar masa të ashpra. Shumica e viktimave kanë qenë të moshuar mbi 60 vjeç, ku shkak për humbjen e jetës së tyre, shpesh janë bërë komplikacionet shëndetësore. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar dhe viktima në moshë të re, si ajo e 18-vjeçarit në Lezhë dhe e 31-vjeçarit në Durrës.