1 Maji për shqiptarët: Më pak shpresë, më shumë papunësi

    467
    Në shumë vende të botës përkujtohet 1 maji, si dita e punëtorëve, e cila ka të bëjë me një bilanc që bëhet viti pas viti për të drejtat e tyre. Kjo ditë i referohet kujtimit të protestave amerikane për 8 orarëshin e punës, çka u saksionua me ligj në 1866 në Illinois të SHBA-së. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago që njihet edhe si kryengritja e Haymarket. Ngjarjet arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i ditës së punëtorëve i referohej marshimeve të mëparshme të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872. 
    Në Europë 1 Maji është bërë ditë zyrtare nga delegatët socialistë të kongresit të Internacionales II në Paris në vitin 1889 dhe është ratifikuar në Itali dy vjet më vonë. Kjo ditë është shënuar edhe në Shqipëri në mënyra të ndryshme gjatë periudhës së Monarkisë, të sistemit dikatorail dhe në ditët e sotme. Pikërisht në këtë ditë punëtorët shqiptarët janë më të trishtuar se kurrë sepse ndihen të braktisur nga pozita dhe opozita, janë të tradhëtuar nga lëvizjet dhe organizimet sindikaliste, një pjesë e tyre vijon të largohet në vende të ndryshme europiane në kërkim të një jete më të mirë.
    Pothuaj në të gjitha vendet e botës sot do të ketë protesta të ndryshme, por asgjë nuk do të ndodhë në Shqipëri. Punëtorët shqiptarë që janë anëtarë të Sindikatës apo të Konfederatës, nuk kanë më asnjë besim te këto drejtues sepse ato më shumë janë palë me Partinë Demokratike ose me Partinë Socialiste sesa me interesin e drejtpërdrejtë të tyre.
    Një vit më parë protesta të fuqishme dhe të dhunshme u zhvilluan në sheshin “Taksim” në Stamboll, ku 40 mijë policë kishin blinduar qytetin. Portesta po aq të fuqishme, madje edhe të dhunshme u zhvilluan edhe në vendin fqinj, në Greqi. Tubimet u thirrën nga sindikatat e punëtorëve. Protesta pati gjithashtu në pothuaj të gjitha vendet perëndimore, ndërsa bënte përjashtim Rusia ku pati një tubim festiv me rreth 100 mijë rusë.
    Sigal