Zërat e të mbijetuarve të Titanik në katër këngë të reja

599
Sigal

Zërat e njerëzve që ndërtuan dhe mbijetuan në Titanik janë bashkuar së bashku në set të ri këngësh nga grupi Public Service Broadcasting.

Këngët prekëse u performuan për herë të parë të premten,nën hijen e kantierit detar ku u ndërtua anija, raporton BBC.

Në këngë është përfshirë edhe sinjali i distancës së kodit Morse të dërguar nga kapiteni i anijes pas goditjes nga ajsbergu.

Më shumë se 1.500 njerëz vdiqën kur anija u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912.

Sidoqoftë, në Belfast, Titaniku gjithashtu mbahet mend si një triumf i inxhinierisë dhe që krijoi dhjetëra mijëra vende pune kur qyteti ishte në majën e lavdisë së saj industriale.

Public Service Broadcasting  tha se kishin tentuar ta përcjellin këtë anë të historisë po aq sa humbja katastrofike e jetëve.

Treshja ka gdhendur një vend në hisotir si grupi që frymëzon jetën e re në tinguj që nga momentet kyçe të historisë.

Në projektet e mëparshme kanë hetuar pushtimin e malit Everest dhe rënien e industrisë minerare të Uellsit.

Atyre iu dha detyra për të shkuar për Titanikun për festivalin më të madh të BBC-së, i cili po zhvillohet në Britani të Madhe këtë fundjavë.