“Zemrën e kam të mbushur”, Anjeza Maja flet për herë të parë për jetën private…

1435
Sigal

Anjeza Maja është një ndër moderatoret e vetme, e cila nuk është përfolur në media për jetën e saj private, apo nëse ka pasur ndonjë histori dashurie. E ftuar në emisionin “Thumb” foli për herë të parë për jetën e saj private duke thënë se e ka zemrën plot.

“Jam e  rezervuar për jetën private. Jo të gjitha gjërat thuhen në ekran. Ndoshta edhe mediat nuk më janë vënë pas. Jo të gjitha që thuhen në ekran janë të vërteta. Zemrën e kam të mbushur. Kur të kurorëzoj diçka patjetër do e them. Dasmën e mendoj, pse jo? Nuk është se i mendoj shumë gjatë gjërat, nëse më pëlqen ta bëj një gjë nuk e mendoj gjatë, e bëj. Nëse do e ndjej ta bëj dasmën e madhe, do e bëj”,- është shprehur Anjeza.