Zbulohet skena nudo e Marilyn Monroe, ishte mbajtur e fshehur prej dekadash

940
Sigal

Zblulohet një skenë e rrallë nudo e  Marilyn Monroe  që besohet  se ishte shkatërruar  në vitet  1960 . Pamjet ishin ruajtur nga arkiva  e dhomës  së  xhirimit  dhe ishin fshehur  për dekada  të tëra. Skena  sekrete ishte filmuar për filmin e vitit 1961, The Misfits, me aktorin Clark Gable.

Ajo tregon Monroe  duke  shkuar  në krevat e mbuluar me një çarçaf qe më pas i bie dhe  permbyllet me  një skenë dashurie me Gable.

Monroe  do të ishte aktorja e parë e Hollivudit që do të shfaqtej  lakuriq në një film të madh, por skena kurrë nuk u përfshi në film, pasi  regjisori  John Huston thuhet se mendonte se ishte e panevojshme. Megjithatë,  producenti  Frank Taylor  njohu  rëndësinë e tij dhe ruajti pamjet.

As shkrimtarit Arthur Charles Casillo që shkroi librin rreth aktores “Jeta private e një ikone publike” nuk ju vunë në dispozicion këto xhirime.

Ai intervistoi djalin e Taylor, Custice Taylor, i cili zbuloi se kishte pamjet në pronësi  të  tij që nga vdekja e babait  dhe e kishte mbajtur të fshehur  në  një  kabinet  të mbyllur për gati dy dekada.

Në skenar nuk përmendej heqja e çarçafit por Taylor beson se Monroe e bëri atë për shkak të sjelljes së saj si aktore që thyente tabutë. Ai tha se nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë me pamjet e rralla.

Filmi “The Misfits” është shkruar nga bashkëshorti i saj Monroe, Arthur Miller dhe ishte filmi i fundit ku ajo punoi përpara se të vdiste.

Ndërkohë filmi  “Got to Give” që përfshin dhe skenën e notit të Monroe e zhveshur në pishinë nuk u përfundua kurrë.