Zbulohet se kur do të martohet Nicki Minaj

405
Sigal

Ajo është tërhequr nga muzika dhe ende nuk është e qartë nëse ky vendim është vendimtar apo jo.

Megjithatë, një gjë është e sigurt, reperja e famshme do të martohet pas fiks 15 ditësh dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo gjatë një interviste për “The Shade Room”.

Nicki rrëfeu se kur ishte e vogël, ashtu si çdo vajzë, ëndërronte të kishte dasmën e ëndrrave dhe të rrethohej nga të gjithë njerëzit e dashur por mesa duket jeta nuk është gjithmonë kështu.

“Tani kjo ëndërr nuk më duket më kaq e rëndësishme. Nuk ëndërroj dasmën përrallore dhe pamjen prej princeshe, dua vetëm të kem në krah partnerin tim. Gjithsesi në të ardhmen dasmë do të kemi”, -u shpreh ajo.

Vetëm pak javë më parë Nicki gjithashtu zbuloi se ka arritur të marrë licensën e martesës me të dashurin Kenneth Petty, që ka një marrëdhënie jo fort të mirë me ligjin.

Ata do të martohen pas 15 ditësh ndërkohë që për ceremoninë e dasmës do të na duhet të presim edhe ca. Sakaq, fansat e 36-vjeçares po presin me padurim që ajo të veshë fustanin e bardhë.